ATK kërkon nga bizneset të lëshojnë kuponë fiskalë edhe për shitjet online

Administrata Tatimore e Kosovës - ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka kërkuar nga bizneset që të lëshojnë kuponë fiskalë edhe për shitjet e tyre online.

Përmes një njoftimi, ATK-ja ka thënë se edhe shërbimet në mënyrë elektronike konsiderohen tregti dhe si të tilla duhet t’i deklarojnë të hyrat apo të lëshojnë kuponë fiskalë.

“Për të gjitha furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve përmes internetit (online), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore, varësisht nga ajo se për kënd bëhet furnizimi. Për furnizimet të cilat bëhen për konsumatorin e fundit (personin fizik joafarist), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal, ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin (personin fizik afarist apo personin juridik), furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore”, thuhet në njoftim.

Kuponi fiskal, sipas ATK-së, duhet të lëshohet edhe kur pagesat bëhen përmes llogarive bankare.

“Kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe në rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale. Pra, aktiviteti i tregtisë përmes internetit (online) obligohet për regjistrimin e transaksioneve përmes Pajisjeve Elektronike Fiskale. Kjo do të thotë se furnizuesi (shitësi) është i detyruar që kur furnizon mallra dhe/ose shërbime përmes internetit, të lëshojë kupon fiskal dhe atë t’ia dërgojë klientit së bashku me produktin”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e tyre thuhet edhe se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kërkojnë kupon fiskal, sepse ashtu fuqizohet shteti.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika