ATK mbledh mbi 713 milionë euro të hyra tatimore në tetë muajt e parë të 2025-tës
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–gusht 2025 ka mbledhur gjithsej 713.3 milionë euro të hyra tatimore, duke tejkaluar për 71.2 milionë euro shifrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024. Sipas njoftimit, ky rezultat është tregues i një trendi të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave, që lidhet […]
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–gusht 2025 ka mbledhur gjithsej 713.3 milionë euro të hyra tatimore, duke tejkaluar për 71.2 milionë euro shifrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024.
Sipas njoftimit, ky rezultat është tregues i një trendi të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave, që lidhet jo vetëm me zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe me vetëdijen e shtuar të tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre.
“Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të 2025 të mbledhë gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të hyrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024 për 71.2 milionë euro.















