ATK për katër muaj mbledh afro 50 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

ATK ka arritur të mbledhë afro 50 milionë euro tatime dhe kontribute pensionale për periudhën janar-prill të këtij viti

Administrata Tatimore e Kosovës

Për periudhën raportuese janar-prill të këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur të mbledhë të hyra 47.7 milionë euro apo 17.7 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

ATK njofton se rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit që janë inkasuar në total 317.1 milionë euro tatime dhe 83.6 milionë euro kontribute pensionale, që në total tatime+kontribute janë 400.7 milionë euro.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët, sipas parametrave dhe analizave të ATK-së, shkaktojnë mospërmbushje tatimore”, thuhet në njoftim.

Në mënyrë që të ketë zbatim të drejtë dhe të barabartë të Legjislacionit Tatimor, ATK fton të gjithë qytetarët dhe tatimpaguesit që t’i raportojnë rastet e evazionit fiskal.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika