Pas një aksioni javën e kaluar, ish-ministri Fadil Ismajli dhe gjashtë persona të tjerë janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm prej miliona eurosh.

Mes të arrestuarve është edhe një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

ATK ka njoftuar se zyrtari është pezulluar menjëherë nga puna deri në përfundimin e procedurave ligjore.

“Në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, ATK ka vepruar menjëherë pas njoftimit të Policisë së Kosovës për arrestimin e zyrtarit të dyshuar për vepër penale. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Administrata Tatimore thekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të punës së saj, dhe mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, si dhe në ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve.

Prokuroria jep detaje për aksionin: Zyrtarët u kapen në flagrancë duke shkëmbyer para