Atletët rusë dhe bjellorusë do të marrin pjesë në Olimpiadën e Parisit si neutralë

Atletët rusë dhe bjellorusë, të cilët kualifikohen për të garuar në sportet e tyre për Lojërat Olimpike Parisi 2024, do të mund të marrin pjesë si neutralë, pa flamuj, emblema, dhe himne, në ceremoninë që do të mbahet vitin e ardhshëm, ka thënë të premten Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)

Atletët rusë dhe bjellorusë, të cilët kualifikohen për të garuar në sportet e tyre për Lojërat Olimpike Parisi 2024, do të mund të marrin pjesë si neutralë, pa flamuj, emblema, dhe himne, në ceremoninë që do të mbahet vitin e ardhshëm, ka thënë të premten Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Atletëve, fillimisht, u janë ndaluar garat ndërkombëtare, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, mirëpo prej atëherë ata janë kthyer gradualisht për të garuar në shumicën e sporteve.

“Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që atletët individualë neutralë, që janë kualifikuar përmes sistemeve kualifikuese ekzistuese të Federatave Ndërkombëtare, do të shpallen të ligjshëm për të garuar në Lojërat Olimpike Parisi 2024, në përputhje me kushtet e përcaktuara”, ka thënë trupi olimpik përmes një deklarate.

“Individët individualë neutralë janë atletët me pasaporta ruse apo bjelloruse”.

Atletët neutralë nga Rusia dhe Bjellorusia do të garojnë vetëm në sporte individuale, dhe asnjë ekip prej të dyja shteteve nuk do të lejohet të marrë pjesë në Paris.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se atletët që e përkrahin vazhdimisht luftën në Ukrainë nuk do të mund të marrin pjesë.

Në njoftim është thënë se 4.600 atletë janë kualifikuar për Lojërat e Parisit, dhe prej tyre, tetë janë rusë dhe tre janë bjellorusë.

Deri më tani janë kualifikuar edhe 60 atletë ukrainas.

Pritet që në Olimpiadën e vitit të ardhshëm të marrin pjesë rreth 11.000 atletë./REL

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika