Atletët veteranë të Kosovës të barabartë në garat e Kampionatit Ballkanik

Atletët veteranë të Kosovës do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik me të drejta të barabartë si të gjitha shtetet e tjera

Kaftanzoglio Stadium

Atletët veteranë të Kosovës të enjten e 22 shtatorit kanë udhëtuar për në Selanik të Greqisë, në kuadër të Kampionatit të 31-të të Atletëve Veteranë.

Ky kampionat që do të fillojë me 23 shtator dhe do të zgjasë deri më 25 shtator, do të jetë ndryshe për përfaqësuesit e Republikës së Kosovës, pasi në këtë kampionat veteranët e Kosovës do të marrin pjesë me të drejta të barabarta sikur shtet e tjera, kjo vije pas votimit në kuvendin e Përgjithshëm (Balkan Master Athletic Association General Assambly) me 19 vota pro dhe 9 kundër.

Kryetari i Shoqatës së Atletëve Veteranë të Kosovës, Driton Haliti, për portalin Dukagjni ka komentuar këtë vendim.

“Ishte një vendim befasues, pasi nuk e kemi pritur”.

Haliti shtoi se ky vendim erdhi vetëm me ndihmën e shteteve mike të Kosovës, që atletët veteranë të marrin pjesë me drejta të barabarta sikur garuesit e tjerë në Kampionatin Ballkanik.

“Kjo ndodhi vetëm me ndihmën e disa shteteve mike. U votua që Kosova të garojë nesër me të drejta të barabarta me shtetet e tjera”, ka shtuar Haliti.

Me këtë, Kosova mund të marrë pjesë edhe në garat që mbahen në shtete që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Haliti tha se me këtë “garuesit që do të fitojnë do të stolisen me medalje dhe diploma sikur shtetet tjera dhe nuk do të mbesin jashtë garave (out of competition)”.

Ndërsa, befasia më e madhe e këtij vendimi që Kosova të përfaqësohet me të drejta të barabarta, sipas Halitit, është se “Greqia dhe Bullgaria kanë votuar pro, e që në Kuvendin e fundit në vitin 2021 të mbajtur në Kore, këto dy shtet kishin votuar kundër.”

Në këtë kampionat, Kosova do të përfaqësohet me rreth 26 garues.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika