Atletico pajtohet të paguajë 40 milionë euro për Griezmanin
Të hënën, “El Desmarque” ka raportuar se Atletico Madrid është pajtuar të paguajë 40 milionë euro për sulmuesin francez, Antoine Griezmannin. Griezmann është i huazuar te Atletico nga Barcelona. Ai është kthyer në kryeqytetin spanjoll në vitin 2021 dhe ka treguar formë të mirë, duke bindur drejtuesit e Atleticos ta paguajnë kushtin e vendosur nga […]
Të hënën, “El Desmarque” ka raportuar se Atletico Madrid është pajtuar të paguajë 40 milionë euro për sulmuesin francez, Antoine Griezmannin.
Griezmann është i huazuar te Atletico nga Barcelona.
Ai është kthyer në kryeqytetin spanjoll në vitin 2021 dhe ka treguar formë të mirë, duke bindur drejtuesit e Atleticos ta paguajnë kushtin e vendosur nga Barcelona.
Në 28 paraqitje, Griezman ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 5 herë. Sulmuesi 31 vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në qershorin e vitit 2024.
















