Atletja shqiptare Luiza Gega futet në histori të kampionateve evropiane

Ky rezultat i saj, i ka dhënë skuadrës shqiptare 15 pikë të tjera në kampionatin evropianë të atletikës që po zhvillohet prej disa ditësh në Poloni

Luiza Gega

Luiza Gega ka triumfuar në garën e 3000 metrave me pengesa dhe ka barazuar rekordin e atletes bullgare Ivet Lalova-Collio.

Gega, e cila po tregon një formë të shkëlqyer në kampionatin evropianë të atletikës, që po zhvillohet në Krakovë të Polonisë, ka arritur të triumfoi edhe në garën 3000 metra me pengesa, duke kapur kohën rekord 9:17.31.

Ky rezultat i saj, i ka dhënë skuadrës shqiptare 15 pikë të tjera në kampionatin evropianë të atletikës që po zhvillohet prej disa ditësh në Poloni.

Ndërsa, disa ditë më parë, Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, gjersa gjatë ditës së mërkurë(sot) ishte kryesore për atleten shqiptare, që fitoi në disiplinën e saj në 3 mijë metra me pengesa. Federata Evropiane e Atletikës e ka përgëzuar në rrjetet sociale suksesin e arritur nga atletja shqiptare.

Luiza Gega barazohet me Ivet Lalova-Collio (BUL) si atletja më e suksesshme në historinë e kampionateve evropiane të atletikës me 11 fitore dhe dy nënkampione.

Ajo fitoi edhe garën me pengesa 3000 metra për femra duke kapur dhe kohën rekord 9:17.31, çka ka sjell 15 pikë për ekipin e Shqipërisë”, – shkruan Federata Evropiane e Atletikës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika