“Ato gdhendin dhimbjen”, libër nga Alketa Gashi-Fazliu

Në një bisedë me Edita Doli, në emisionin “Radar” gazetare, poete e shkrimtare së fundmi, Alketa Gashi-Fazliu ka rrëfyer detajet në trilogjinë “Ato gdhendin dhimbjen”, një libër në të cilën përfshihen rrëfimet e 15 nënave, bijtë e të cilave ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë

Edita Doli dhe Alketa Gashi Fazliu

Alketa Gashi-Fazliu, gazetare, poete e shkrimtare së fundmi ka publikuar trilogjinë “Ato gdhendin dhimbjen”, një libër në të cilën përfshihen rrëfimet e 15 nënave, bijtë e të cilave ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

Në një bisedë me Edita Doli, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini, autorja e librit tha se “Ato gdhendin dhimbjen”, është një artefakt kundër harresës.

“Janë 300 faqe të librit, sicila ka emocionin e vet me rrëfime të sinqerta nga nënat që humbën fëmijët e tyre në luftën e fundit në Kosovë. Janë rrëfime të papërsëritshme me emocione shumë të forta. Ky libër është me jehonë për gjereratat e ardhshme që ta njohin historinë e luftës në Kosovë me një të vërtetë që skalit shpirti i 15 nënave që rrëfejnë ndjenjat e tyre rrënqethëse”, ka thënë Alketa Gashi – Fazliu, për Radio Dukagjini.

Libri “Ato gdhendin dhimbjen” është një libër i tërheqjes së vëmendjes dhe i shkundjes së ndërgjegjes sonë kolektive për të mos rënë dhe ecur më tej në fatkeqësinë e pengimit të vetvetes përmes harrimit dhe kapërcimit të dhimbjes, ka thënë autorja.

“Ato gdhendin dhimbjen”, nga Alketa Gashi – Fazliu, u promovua në përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës dhe në prag të manifestimit Epopeja e UÇK-së.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika