Aubameyang drejt SHBA-së

Sulmuesi Aybameyang pritet të largohet nga kampionati evropian, duke shtegtuar në futbollin amerikan, saktësisht, The Sun ka njoftuar se është duke biseduar me ekipin Los Angeles FC

Sulmuesi Pierre Emerick Aybameyang pritet të largohet nga Chelsea për ta vazhduar karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“The Sun” raporton se sulmuesi i Gabonit ka arritur marrëveshje personale me ekipin Los Angeles FC, i cili po negocion me Chelsean për lirimin e tij.

Afati kalimtar në SHBA është i hapur deri në fund të muajit prill, dhe gjasat janë të mëdha që Aubameyang të largohet gjatë këtyre javëve nga Chelsea.

Ai nuk është i kënaqur tek ekipi nga Londra, pasi ka mbetur jashtë listës për Ligën e Kampionëve.

33-vjeçari iu bashkua Chelseat para fillimi të këtij sezoni dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Deri më tani, ai ka shënuar tri gola për ekipin anglez.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika