Audi ridizajnon logon
Prodhuesi gjerman Audi iu bashkua kompanive që vendosën të ndryshojnë logon. Shumica e kompanive kanë zgjedhur një dizajn dy-dimensional që i bënte logot të qëndrueshme në të gjitha këndet. Audi ka prezantuar një dizajn të ri logoje 2D për automjete. Katër unazat të cilat e karakterizojnë Audinë janë ruajtur, por stili i përgjithshëm është më […]
Prodhuesi gjerman Audi iu bashkua kompanive që vendosën të ndryshojnë logon.
Shumica e kompanive kanë zgjedhur një dizajn dy-dimensional që i bënte logot të qëndrueshme në të gjitha këndet.
Audi ka prezantuar një dizajn të ri logoje 2D për automjete.
Katër unazat të cilat e karakterizojnë Audinë janë ruajtur, por stili i përgjithshëm është më i sheshtë.

Dizajneri i Audi, Andre Georgi, ka thënë se logoja e re është “dukshëm më moderne” se e kaluara.
Ideja e një logoje të tillë 2D daton qysh nga viti 2016, por që mori vrull në vitin 2020.
Katër unazat e Audi mbesin të pazëvendësueshme.

Ndërsa para Audi, dizajni i logos u ndryshua nga Volkswagen, BMË, Nissan, Kia, Skoda, Renault, Peugeot, General Motors, Buick dhe të tjerë.
Kujtojmë se logoja e kompanisë me katër unaza është simbol i kompanisë për afro një shekull.















