Auditimi i IML-së, konstatohen 670 autopsi të papërfunduara
Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, nga Insituti i Mjekësisë Ligjore, e ktheu edhe një herë në qendër të vëmendjen këtë institucion. Në fakt, ajo që u konsiderua si një skandal i madh, duket të mos jetë problemi i vetëm në këtë organ shteteror. Një Auditim i bërë këtij instutucioni, raportin e të cilit e […]
Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, nga Insituti i Mjekësisë Ligjore, e ktheu edhe një herë në qendër të vëmendjen këtë institucion.
Në fakt, ajo që u konsiderua si një skandal i madh, duket të mos jetë problemi i vetëm në këtë organ shteteror.
Një Auditim i bërë këtij instutucioni, raportin e të cilit e ka në dorë edhe ministrja Albulena Haxhiu, ka nxjerrë në pah shumë parregullësi.
Këtë dokument e ka siguruar ekskluzivisht Radio Televizioni Dukagjini, ndërsa përfshinë periudhën kohore nga viti 2003 deri në vitin 2021.
Aty janë gjetur plot 670 raste të autopsive të papërfunduara.
“Raporti i dorëzuar nga Instituti Mjekësisë Ligjore (IML) figurojnë gjithsej raporte të pa përfunduara, nga periudha 01.01.2003-31.12.2021 janë gjithsej 670 lende. Nga këto lende gjithsejtë 670 nga viti 2003 deri ne vitin 2021, janë përzgjedhur për mostër 74”, thuhet në dokumentin e raportit të auditimit të brendshëm të siguruar nga RTV Dukagjini.
Sipas këtij dokumenti, janë katër mjek ligjorë për të cilët janë konstatuar vonesa dhe mospërmbyllje të raporteve. Në dokumentin e siguruar emrat e tyre janë paraqitur me iniciale.
Ndërkohë, vonesat në përmbullje të autopsive shkojnë deri në 7 vjet.
Pa u përmendur arsyet në raport thuhet se puna në laborator shumë shpesh është pezulluar.
“Shumë shpesh puna në laborator është pezulluar apo ndaluar komplet.Ndërsa për vonesat ne Laboratorin e Histopatologjisë nuk kemi ndonjë arsye pse janë vonuar analizat ne fjalë”, thuhet në dokument.
E parregullësi në punë të IML, raporti auditimit ka vërejtur edhe tek arkivi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Raporti konstaton se ky institucion nuk ka libër bazë të protokollit dhe as libër ndihmës të ekspedicionit të brendshëm.
“Raportet mjekoligjore nuk regjistrohen ne protokollin baze dhe nuk përcillen përmes librave ndihmës te ekspedicionit, dhe shkresat nuk regjistrohen si te përfunduara në mënyre që lendet pasive të procedohen për arkivim dhe te ruhen ne arkiv.Po ashtu, edhe dy laboratorët e Institutit, nuk i regjistrojnë raportet – shkresat e tyre përmes protokollit dhe kështu raportet mjeko – ligjore nuk kane datën, muajin dhe vitin e regjistrimit”, vijon dokumenti.
Mos dërgimi i lëndëve përmes librit të protokollit sipas auditorëve të brëndshëm ka bërë qe mos të dihet shkaku se a janë përfunduar analizat laboratorike apo edhe se ku gjenden.
“Gjatë marrjes së mostrave auditimit i janë ofruar të dhëna të cilat nuk përputhen me njëra-tjetrën”, thuhet në dokument.
Për punën e IML-së dyshime janë ngritur edhe në raportet toksikologjike.















