Australia ngushton rezultatin ndaj Argjentinës

Pamje nga goli

Australia ka ngushtuar epërsinë ndaj Argjentinës me golin e parë për rezultat 2:1.

Goli i parë për Australinë u shënua nga Craig Goodwin, në minutën e 77-të të pjesës së dytë.

Shumë papritur, argjentinasi Enzo Fernandes tërhoqi golin pas gjuajtjes së zëvendësuesit australian, Craig Goodwin, dhe la portierin argjentinas, Emi Martinez të bllokuar.

Ndërsa,  Argjentina rriti epërsinë me golin e Julian Alvarez, pas një gabimi të trishtë nga portieri australian, Mathew Ryan, në minutën e 57-të të pjesës së dytë.

Portieri i Australisë, Ryan tentoi të vraponte me topin brenda zonës së tij, duke lejuar Alvarez të gjuaj drejt portës së zbrazët.

Kombëtarja e Argjentinës me fitore ndaj Australisë, është në prag të kalimit në çerekfinale të Botërorit.

Goli i parë u shënua në minutën e 35-të, nga ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili është duke bërë paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika