Austria fiton bindshëm ndaj Holandës
Austria ka fituar bindshëm përballjen me Holandën. Skuadra austriake ka shënuar tri gola ndaj holandezëve, ndërsa ka pranuar dy. Austria me fitoren ndaj Holandës ka siguruar vendin e parë në grup. Austria shënon golin e tretë ndaj Holandës Austria pas epërsisë prej 2 me 2 ndaj Holandës, ka arritur të shënojë edhe golin e tretë. […]
Austria ka fituar bindshëm përballjen me Holandën.
Skuadra austriake ka shënuar tri gola ndaj holandezëve, ndërsa ka pranuar dy.
Austria me fitoren ndaj Holandës ka siguruar vendin e parë në grup.
Austria shënon golin e tretë ndaj Holandës
Austria pas epërsisë prej 2 me 2 ndaj Holandës, ka arritur të shënojë edhe golin e tretë.
Ishte Sabitzer ai i cili shënoi golin e tretë për austriakët në minutën e 80-të.
Austria rikthen epërsinë ndaj Holandës
Pas barazimit të shpejtë të rezultatit nga ana e Holandës, Austria ka arritur pak minuta më vonë të rikthejë epërsinë ndaj holandezëve.
Në minutën e 59-të ishte Schmid ai i cili shënoi golin e epërsisë së dytë ndaj holandezëve.

Barazon Holanda
Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë të lojës Holanda e ka barazuar rezultatin me Austrinë.
Në minutën e 47-të ka realizuar golin e barazimit Gakpo.

Përfundon pjesa e parë: Austria në avantazh ndaj Holandës
Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes në mes të Austrisë dhe Holandës.
Austria e Ralf Rangnick është në avantazh ndaj Holandës pas 45 minutave të parë.
Malen i Holandës ka realizuar një autogol gabimisht, duke i dhënë avantazh Austrisë prej 0 me 1.
Në ndeshjen tjetër, Franca dhe Polonia pas 45 minutash lojë janë ndarë pa gola. ‘Gjelat’ nuk po arrijnë assesi të gjejnë golin e avantazhit ndaj Polonisë tashmë të eliminuar.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesët e dyta të dy takimeve.















