Austria ka siguruar vazhdimin e garës në Kampionatin Evropian.

Kombtarja austriake ka mposhtur atë të Polonisë me një rezultat prej tre me një.

Austria nga penaltia shënon golin e tretë

Pas një ndërhyrje të ashpër nga portieri polak brenda 16-shit, gjyqtari kryesor i ka shqiptuar karton të verdhë atij dhe i ka dhënë penalti për austriakët.

Arnautović nuk gaboi nga pika e bardhë, ai shënoi gol duke trefishuar rezultatin për kombtaren e tij.

Austria kalon sërish në epërsi

Kombtarja e Austrisë ka kaluar sërish në epërsi në ndeshjen me Poloninë.

Në minutën 66-të ka shënuar Baumgartner në portën e kundërshtarit nga një pasim që bëri Prass.

Pjesa e parë Poloni-Austri mbyllet me barazim

Pjesa e parë mes Polonisë dhe Austrisë është mbyllur me barazim të rezultatit prej 1 me 1.

Ishte lojtari polak Piątek ai i cili barazoi rezultatin për 1:1 në minutën e 30-të.

Austria me një supergol kalon në epërsi

Pas nëntë minutash lojë, Austria duke shënuar një supergol ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Polonisë.

Topi u pasua në drejtim të 16-shit nga Mwene, ndërsa atë me kokë në portë e dërgoi Trauner.

Fillon ndeshja në mes të Polonisë dhe Austrisë

Ka filluar ndeshja në mes të Polonisë dhe Austrisë në fazën e grupeve në kuadër të Grupit B të Kampionatit Evropian.

Të dy kombëtaret pësuan humbje në ndeshjet hapëse.

Polakët ishin mposhtur nga Holanda, ndërsa austriakët nga Franca.

Vetëm fitorja i mban në garë për të kaluar tutje të dy skuadrat dhe formacionet e të dy skuadrave janë sulmuese.

Polonia luan në sulm me dyshen Adam Buksa dhe Krzysztof Piatek, ndërsa Piotr Zielinski do të jetë pas tyre.

Në anën tjetër, Marko do të luajë në sulm iu përkrahur nga Marcel Sabitzer dhe Konrad Limer.

Polonia dhe Austria kërkojnë tri pikët e para, formacionet zyrtare