Autobusët elektrikë përplasin Ramën e VV-në, komuna s’jep detaje për projektin

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se së shpejti linjave urbane do t’i shtohen edhe 15 autobusë elektrikë dhe 2 tramë. Kjo ka nxitur reagime nga Vetëvendosje, meqë të njëjtit po akuzojnë Ramën se përfshiu një operator privat pa faza të prokurimit. Dukagjini merr vesh që linjat private kanë afat deri me 30 qershor për blerjen e autobusëve elektrik dhe autobusëve që s’duhet të jenë më të vjetër se tetë vite.

Linjave urbane të kryeqytetit po i shtohen edhe 15 autobusë të rinj elektrik e dy tramë.

Kështu njoftoi një ditë më parë, kryetari Përparim Rama.

Por logo që u pa në autobusët e postuar nga kryetari, nxiti reagime në nivelin qendror e lokal nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fillimisht qe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ai që akuzoi Ramën për shkelje të Ligjit për Prokurim.

E më pas, opozita lokale po akuzojnë Ramën për tentim monopoli me një operatorë privat tek i cili sipas tyre po detyrojnë linjat që t’i blejnë autobusët.

“Përparim Rama bashkë me një kompani po tenton t’i shantazhoj të gjitha kompanitë e vogla private duke fillu nga Linja 24 yjet, 7B e disa tjera t’i shantazhoj se do u merr 53% të aksioneve brenda kompanive dhe t’i detyroj që veç nga një kompani private të furnizohen me autobusë elektrik”, ka thënë sekretari i degës së VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi.

Azemi tha se deri më tani nuk ka asnjë dokument zyrtarë nga Komuna e Prishtinës andaj dyshon edhe në keqpërdorim të parasë publike.

“Ne kemi marr dje jashtëzakonisht shumë kërkesa e informacione të ndryshme e kërkesa për takime nga kompanitë private pra që janë para këtij shantazhi, komuna së pari u ka kërku që autobusët të jenë së paku 8 vjet të vjetër mandej ju ka vendos kushte tjera por asgjë nuk ka të shkruar asnjë dokument të shkruar”, ka shtuar Azemi.

Ndonëse nuk treguan se në cilat faza është ky projekt por Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Luftar Braha përmes një përgjigje me shkrim tha se modernizimi i flotës së autobusëve është i detyrueshëm.

“Megjithatë, modernizimi i flotës nuk është më çështje diskutimi, por detyrim kontraktual dhe domosdoshmëri për qytetin. Çdo vonesë e mëtejshme nuk dëmton Komunën apo operatorët; ajo dëmton qytetarët që çdo ditë mbështeten në transportin publik. Dhe pikërisht qytetari mbetet arsyeja kryesore pse kjo reformë do të vazhdojë deri në realizimin e plotë të saj”, ka thënë Braha.

Siç merr vesh televizioni, komuna u ka dhënë afat linjave private që deri më 30 qershor të bëjnë blerjen e autobusëve elektrik dhe autobusëve të rinj të cilët s’duhet të jenë më të vjetër se tetë vite.

Burime të Dukagjinit të afërta me këtë proces, bëjnë me dije se këto kushte kanë shkaktuar vështirësi financiare tek disa operatorë për shkak se të njëjtit nuk janë paralajmëruar për afatet.

Por cilat janë hapat e prokurimit që duhet të ndiqen nga komuna në raste të tilla?

“Është ajo me prokurim publik ku kontraktohet shërbimi në kuadrin e shërbimeve aty ku përcaktohen kërkesat, ofertat por ne jemi dëshmitar që këto zvarriten shumë, bllokohen nuk japin shumë efekt madje kem shumë probleme që prekin drejtpërdrejtë qytetarin”, ka thënë Diana Metushi-Krasniqi nga KDI.

Dukagjini ka kontaktuar kompaninë “Priak”, logo e së cilës u pa në autobusët elektrik por të njëjtit kanë mohuar se kanë ndonjë marrëveshje kontraktuale me Komunën e Prishtinës.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika