Autori fitues i çmimeve mbi unitetin e ri të Evropës kundër Rusisë

Fituesi i Çmimit të Librit të Leipzig-ut 2022 për Mirëkuptimin Evropian, shkrimtari austriak Karl-Markus Gauss është fokusuar te diversiteti, por sheh unitetin e Evropës në rritje mes pushtimit rus të Ukrainës.

“Ndoshta nuk ka asnjë shkrimtar në Evropë që mendon më shpesh dhe më thellë për zonën jashtëzakonisht të larmishme në perëndim të Rusisë”, kishte shkruar në një deklaratë juria e Çmimit të Librit të Leipzig-ut për Kuptimin Evropian, në lavdërim të shkrimtarit, eseistit dhe redaktorit austriak Karl-Markus Gauss.

Çmimi i dhënë më 16 mars, nderon portretizimin e Gauss-it të pakicave të ndryshme evropiane përmes librit të tij të fundit, “Die unaufhörliche Wanderung: Reportagen” [Udhëtimi i përhershëm: Tregime].

Siç sugjeron emri i librit, autori e çon lexuesin në një udhëtim në qytetet evropiane, por, jo nga këndvështrimi i udhëtimit standard mbi jetën kryesore evropiane, nëse edhe ekziston.

Synimi i Gauss-it më tepër është të shikojë dhe të raportojë; polaritetet dalin vetë.

“Dua të them se nuk shpik kontradikta, ato thjesht më bien në sy,” ka thënë Karl-Markus Gauss për DW.

Një Evropë e kontradiktave

Kontradikta të tilla janë shumë të habitshme në librin e Karl-Markus Gauss.

Kapitulli i parë, për shembull, ka të bëjë me një pronar restoranti mysliman të quajtur Isuf në Berat, një qytet malor në Shqipërinë jugperëndimore, dhe prirjen e tij për shijimin e verës.

Gauss-i, sigurisht, që ka një sy për të kapur kontrastet e çdo zone të caktuar, dhe kjo është më e dukshme në përshkrimin e tij të Salzburgut, qytetit në të cilin ai u rrit.

Historia e tij në Salzburg fillon me një përshkrim të një kalimi të quajtur “Bäcker-Bacher-Kreuzung” (kalimi i furrës së Bacher) nga vendasit e qytetit në kohën e tij. Vendkalimi mori emrin e tij nga furra Bacher, e njohur për bukën e saj të freskët dhe ushqimet e shijshme, dhe pronarët e saj të rreptë, të cilët nuk merrnin asnjë qindarkë më pak nga fëmijët që kalonin pranë furrës në rrugën e tyre për në shkollë dhe po vdisnin për të marrë një gosti nga vendi.

Por, përveç kujtimeve të fëmijërisë së Gauss-it, kryqëzimi është gjithashtu i rëndësishëm për arsye historike. Është një kryqëzim që “ndan katër botë në katër drejtime”, shkruan Gauss në librin e tij. Secila anë e vendkalimit është e banuar nga një grup i ndryshëm njerëzish. Emigrantët e Luftës së Dytë Botërore nga sudetët në ish-Çekosllovaki jetonin në një zonë, refugjatë nga Tiroli i Jugut që donin t’i shpëtonin diktaturave të Hitler-it dhe Musolin-it në një tjetër. Lagjja e tretë ishte për murgjit dhe funksionarët e kishës, ndërsa lagjja e katërt ishte e banuar nga zyrtarë të lartë.

Perëndimi ‘paternalist’

Gauss, i cili është gjithashtu një eseist dhe etnograf, ka shkruar disa libra të tjerë mbi Evropën, duke përfshirë “Edge of the World: How the North Sea Made Us Who We Are” (2015), “Zwanzig Lewa Oder Tot” (20 Lewa ose vdekje, 2017) dhe “Die Sterbenden Europäer” (Europianët që vdesin, 2002).

Libri i tij i fundit, i botuar këtë vit, quhet “Die Jahreszeiten der Ewigkeit” (Stinët e përjetësisë).

Për Gauss-in, një pjesë e madhe e të kuptuarit të qyteteve dhe vendeve të Evropës përfshin gjithashtu kuptimin e konceptit të Evropës.

Në një kapitull të quajtur “Perëndimi, Lindja”, Gauss-i përshkruan se si ka ndryshuar kontinenti në dekadat e fundit, duke përfshirë perceptimin e tij për veten.

Një vëzhgim është se si Evropa Perëndimore, me idetë e saj për demokracinë, shtetin e mirëqenies dhe lirinë, ka arritur ta identifikojë veten si e gjithë Evropa, duke e parë pjesën tjetër të kontinentit në një mënyrë atërore.

“Evropa krijon veten duke krijuar një anti-Evropë në të njëjtën kohë,” shkruan Gauss në librin e tij.

 

Rusia si ‘anti-Evropë’

Ndërkohë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka sjellë ngadalë vendet e Evropës Lindore, si për shembull Polonia, Bullgaria, Hungaria dhe Çekia. Vetë Moska po shfaqet si mishërimi i kësaj “anti-Evrope,” kishte deklaruar Gauss për DW, duke kujtuar imazhin e saj nga Rusia staliniste dhe në kohën komuniste.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, situata u lehtësua. Por tani, me luftën, Rusia ka marrë sërish pozicionin e antitezës ndaj Evropës, thotë ai. Gauss beson se armiqësia ekstreme e Rusisë kundër Ukrainës është gjithashtu kundër asaj që quhet Perëndim, “edhe pse unë personalisht nuk e kam konsideruar kurrë Perëndimin si një sistem të unifikuar të vendit,” tka thënë ai.

Ndërkohë, Evropa po e  ripërcakton veten si reagim ndaj luftës, ka thënë Gauss, duke përmendur rastin e Polonisë” të të gjitha vendeve, të cilat u sollën si të dëbuar absolut dhe se shikonin çdo politikë racionale të refugjatëve me mosbesim”.

Duke marrë një numër maksimal të emigrantëve ukrainas, ajo po përmirëson pozicionin e saj në BE.

Por, është e vështirë të parashikohet nëse ky unitet në Evropë do të zgjasë, thotë Gauss, sepse aktualisht Rusia është agresori. Pasi të përfundojë kërcënimi, duhet parë se çfarë mund të ruajë unitetin, vlerat apo traditat e përbashkëta apo diçka të ngjashme.

 

Shansi si bashkëpunëtor

Nëpërmjet paraqitjeve të tij të pazakonta të vendeve si Berati dhe Salzburgu, Gauss-i synon të shfaqë diversitetin evropian.

“Por nuk është sikur po e rishpik çdoherë ose po përpiqem të mendoj për diçka të re çdoherë dhe në kuptimin që ekziston edhe ky [diversitet], por më shumë në kuptimin e një realiteti që nuk është perceptuar në këtë mënyrë. E thënë thjesht, si diçka që ekziston dhe që njeriu duhet ta perceptojë me shqisat vigjilente.”

Portretet e tij në cepa të ndryshme të Evropës pasurohen nga vëzhgimet e tij mbi vendet e origjinës dhe gjuhës së popullsisë, por edhe për aspektet historike dhe sociale si profesionet e tyre.

Ai gjithashtu shmang përcaktimet kufizuese të veprës së tij si shkrimtar.

“Unë nuk jam një autor ideologjik që dua të sjellë gjithçka në një koncept fiks,” thotë ai.

Më tepër ai e sheh veten si “një ndjekës i asaj që ju e quani rastësi. Unë shpesh takoj njerëz në vende ku nuk u përkasin, duke marrë parasysh ndarjet tona të theksuara mjeshtërisht, dhe ato janë më të mirat: kur rastësia bëhet bashkëpunëtor im dhe më thotë diçka për botën, të cilën nuk e dija”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

“Për shkak të Qeverisë Kurti 1, djali im nuk do...

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj, Rroni, i cili...

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

Sulmohet seksualisht një fëmijë gjashtëvjeçar në Prishtinë – qytetarët përballen...

Vetëm të mërkurën e 27 korrikut të vitit 2022, janë raportuar tri raste të sulmeve seksuale ndaj të miturve. Prishtina, Obiliqi dhe Mitrovica, janë...

Të fundit nga rubrika