Autoritetet e Guatemalës arrestojnë një gazetar

Të premten e 29 korrikut, në Guatemala është arrestuar nga policia e vendit gazetari José Rubén Zamora, i cili është drejtor i gazetës "El Periódico". Për Rubén Zamora thuhet që është një ndër kritikët kryesorë të qeverisë dhe shkaqet e arrestimit të tij kanë të bëjnë me këto objektiva

José Gubén Zamora, gazetari dhe drejtori i gazetës "El Periódico"

Të premten e 29 korrikut policia në Guatemala ka arrestuar gazetarin José Rubén Zamora Marroquín. Autoritetet thonë se gazetari José Rubén Zamora, i cili është drejtor i gazetës El Periódico, dyshohet për përfshirje në një rast pastrimi parash.

Por djali i tij, José Carlos Zamora, ka thënë se ai besonte se arrestimi ishte një akt hakmarrjeje dhe një përpjekje për censurë, për shkak të kritikave të gazetës ndaj qeverisë së presidentit të Guatamalës, Alejandro Giammattei.

“Zamora është një nga kritikët kryesorë të qeverisë së Alejandro Giammattei dhe arrestimi i tij u bë pesë ditë pas ankesave të forta kundër disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve për korrupsion në një pjesë të gazetës së mëngjesit të së dielës,” tha gazeta El Periodico, raporton CNN.

Gypsy Guillén Kaiser, Drejtor i Avokimit i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se autoritetet e Guatemalës duhet të lirojnë menjëherë gazetarin dhe të heqin çdo akuzë penale kundër José Rubén Zamora.

Nënsekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet e Hemisferës Perëndimore, Brian Nichols ka folur kundër ndalimit të Zamora në Twitter, duke i kërkuar Guatemalës për “respektim të plotë të procesit të duhur”.

Organizata e renditi Guatemalën në vendin e 124-të nga 180 vende në mbarë botën në Indeksin e saj vjetor të Lirisë së Shtypit në 2022.

Evelyn Blanck, një gazetare dhe koordinatore e Centro Civitas, një organizatë për lirinë e shprehjes ka thënë se shumë gazetarë besojnë se janë duke u ndjekur.

“Tani po shikojmë reagimin e El Periódico. Dhe meqenëse (policia) bastisi gjithashtu objektet e gazetës dhe ishte atje për më shumë se 12 orë, ne duam të dimë nëse ata morën dokumente, ne duam të dimë nëse i prekën pajisjet, me fjalë të tjera, ne jemi të shqetësuar për sigurinë e redaksisë”, tha Blanck për CNN.

Ajo, gjithashtu, vuri në dukje një tendencë sulmesh kundër shtypit duke përmendur shembullin e Nikaraguas në veçanti, ku arrestimet e kritikëve dhe bastisjet në redaksi janë dokumentuar vazhdimisht që nga protestat masive të vendit në 2018.

 

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika