Autoritetet ruse heqin dorë nga çështja penale kundër grupit “Wagner”

Shërbimi Federal rus i Sigurisë njoftoi të martën se po mbyllte hetimet nën akuzat për rebelim të armatosur, ndaj Yevgeny Prigozhinit, si dhe anëtarëve të grupit të tij "Wagner"

Forcat ruse. Fotografi nga arkivi.

Shërbimi Federal rus i Sigurisë njoftoi të martën se po i mbyllte hetimet nën akuzat për rebelim të armatosur ndaj Yevgeny Prigozhinit, si dhe anëtarëve të grupit të tij “Wagner”.

Në një deklaratë që u publikua nga agjencitë ruse të lajmeve, agjencia tha se personat e përfshirë në rebelim i kishin ndërprerë aktivitetet kriminale.

Rrëzimi i çështjes penale kundër grupit të mercenarëve rusë ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur të shtunën vonë në mbrëmje, e cila i dha fund rebelimit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga presidenti i Bjellorusisë Lukashenko.

Por, të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se grupi “Wagner” po përgatitej t’i dorëzonte ushtrisë ruse, pajisjet e rënda ushtarake.

Ndërkohë, vendndodhja e kreut të grupit, Yevgeny Prigozhin, vazhdon të mbetet e paqartë.
Sipas portaleve që shërbejnë për gjurmimit e fluturimeve, një avion me të cilin dyshohet se ka udhëtuar zoti Prigozhin, ishte ulur sot (e martë) në Bjellorusi.

Prigozhin ka thënë se do të shkonte në Bjellorusi, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Lukashenko.

Ndërkohë, sot gjatë një fjalimi përpara anëtarëve të ushtrisë, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, shmangu përmendjen e rebelimit jetëshkurtër që goditi Rusinë në fundjavë.

Lukashenko foli për kërcënimin që paraqet zgjerimi i NATO-s dhe ajo që ai e quajti një “grumbullim i i pashembullt i trupave të aleancës” pranë kufijve të Bjellorusisë.

“Ne po shohim qartë një valë të re të zgjerimit të NATO-s dhe një grumbullim të paprecedentë të potencialit të anëtarëve të aleancës në rajon, sikurse në afërsi të kufijve tanë”, tha ai.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentin Putin, ka sunduar Bjellorusinë me dorë të hekurt për 29 vjet, duke mbytur pamëshirshëm disidencën dhe duke u mbështetur te subvencionet dhe mbështetja politike ruse. /VoA

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika