Autoritetet serbe i lirojnë tre serbë të Kosovës

Avokati i Dragan Nikoliq, ish-polic i Kosovës, ka thënë se personi i katërt nuk është liruar, për shkak të “përfundimit të disa veprimeve dëshmuese”.

Policët e komunitet serbë duke zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës

Autoritetet serbe i kanë liruar të enjten tre serbë të Kosovës nga paraburgimi, të cilët janë ndaluar me dyshimin se kanë punuar “kundër rendit kushtetues të Serbisë” dhe kanë synuar “ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”.

Ivan Niniq, avokati i njërit prej të ndaluarve, Dragan Nikoliqit nga Leposaviqi, ka thënë për REL-in se klienti i tij është liruar për shkak të mungesës së provave, ndonëse një javë më parë i është vazhduar paraburgimi për 30 ditë.

Leposaviqi është komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

“Pesë dëshmitarët e parë erdhën, refuzuan të dëshmojnë, duke thënë se kishin frikë për sigurinë e tyre, pastaj u thirrën edhe katër dëshmitarë, një dëshmitar erdhi dhe tre jo. Prokurori ka konstatuar se nuk ka asnjë mënyrë për të siguruar praninë e tyre, duke qenë se ata janë në territorin e Kosovës dhe Serbia nuk ka mekanizma që t’i detyrojë të vijnë”, ka thënë Niniq, duke theksuar se këta dëshmitarë janë identifikuar nga Policia e Serbisë.

Dragan Nikoliq, ish-polic i Kosovës, ka dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të serbëve në veri nga institucionet e Kosovës.

Dragan Nikoliq dhe tre serbët tjerë nga Kosova janë arrestuar në muajin prill, teksa kanë qenë duke e kaluar pikën kufitare me Serbinë.

Avokati i Nikoliqit, Niniq, ka thënë se personi i katërt nuk është liruar për shkak të “përfundimit të disa veprimeve dëshmuese”.

Ai e ka përsëritur dyshimin e tij se ky proces është “i inskenuar politikisht”, dhe se Prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete.

Niniq i ka thënë më parë për REL-in se të gjithë dëshmitarët e kanë një të përbashkët: “Ata i marrin rrogat nga buxhetet komunale në veri të Kosovës”, pra janë nën “kontrollin e Listës Serbe”, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila e ka mbështetjen e Beogradit.

Autoritetet serbe nuk i kanë raportuar në media këto arrestime, por avokatët e të arrestuarve e kanë njoftuar opinionin për to.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika