Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës nis hetim ndaj Telekomit të Serbisë

Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka nxjerrë konkluzion për fillimin e procedurës kundër ndërmarrjes MTS D.O.O





Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimin ndaj Telekomit Mobil të Serbisë MTS D.O.O.

Sipas AKRK-së, fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve, dhe në këtë mënyrë, vërtetimin e shkeljes së pretenduar.

Me anë të një njoftimi për media, ky autoritet ka bërë të ditur se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka nxjerrë Konkluzion për fillimin e procedurës kundër ndërmarrjes MTS D.O.O.

“Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës, dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, ka zhvilluar shqyrtimin paraprak të vlerësimit të përqendrimit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm se ndërmarrja MTS D.O.O. (Telekomi Mobil i Serbisë), e cila operon në tregun përkatës, të ofrimit të shërbimeve të internetit dhe atë kabllor në territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës, duke fituar kontrollin mbi ndërmarrjet e tjera, për të cilat, përmbushet detyrimi ligjor për njoftimin e përqendrimit, sipas ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në njoftim.

Autoriteti njofton se Transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës.

“Kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon të parandalojë efektet antikonkurruese përpara se ato të ndodhin (ex ante)”, thuhet në njoftim.

Autoriteti ka njoftuar se fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve, dhe në këtë mënyrë, vërtetimin e shkeljes së pretenduar.

“AKRK do të marrë vendimin e saj meritor, bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbajë të informuar opinionin dhe qytetarët, të cilët marrin shërbime nga ndërmarrja MTS D.O.O”, vijon njoftimi.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika