Ritaj Hussan Alhaizmi, autorja 13-vjeçare nga Arabia Saudite është konfirmuar nga Guiness si personi më i ri në botë që botoi një seri librash.

Autorja 13-vjeçare ka filluar karrierën e saj në vitin 2019 me dy romane të botuara. Romanet e Alhaizmit quhen “Thesari i Detit të Humbur”, “Portali i botës së fshehur”.

Libri i tretë i serisë u botua në vitin 2020 dhe titullohet “Përtej botës së të ardhmes”. Autorja Ritaj Hussan është aktualisht duke shkruar librin e katërt “Kalimi në të panjohurën”.

Alhaizmi ka rrëfyer se ajo shkruante tregime të shkurtra që kur ishte shumë e re.

“Kam filluar të shkruaj në moshën 6-vjeçare, ndërsa jam shoqëruar nga familja për të studiuar jashtë vendit”.

Mes tjerash, Ritaj Hussan Alhaizmi ka shtuar se shkruan për komunitetin e fëmijëve. Alhaizmi kishte parë mungesë të romaneve për grupëmoshëne  fëmijëve dhe kishte vendosur të krijoi disa prej tyre.