Autostrada Prishtinë-Gjilan, qeveria miraton propozimin për shpronësime shtesë

Ilustrim nga një prej mbledhjeve të kabinetit qeveritar

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për shpronësimin e pronave shtesë që preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shpronësimi i pronave të paluajtshme ka të bëjë me segmentin Banullë dhe Bresalc.

Kurti është shprehur se është e nevojshme që të kryhen procedurat për shpronësime shtesë.

“Për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit, ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan, segmenti Banullë-Bresalc, për realizimin e këtij projekti është e nevojshme që të kryhen procedurat për shpronësime shtesë”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika