AUV-i urdhëron tërheqjen nga tregu i Kosovës për të gjitha produktet “Wudy”
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të mërkurën ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha llojeve të produkteve “Wudy”, pasi që dyshohet se këto produkte nuk janë të sigurta për t’u konsumuar. Tek këto produkte me origjinë nga Italia, dyshohet se ka prani të bakterit “Listeria”. “Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me […]
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të mërkurën ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha llojeve të produkteve “Wudy”, pasi që dyshohet se këto produkte nuk janë të sigurta për t’u konsumuar.
Tek këto produkte me origjinë nga Italia, dyshohet se ka prani të bakterit “Listeria”.
“Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me numrat loteve dhe datës së skadencës. Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë, është gjetur se disa nga lotet e përfshira në incident gjenden në Kosovë. Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sistemi RASSF, por mbi bazën e dyshimit të ngritur, kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin tonë. Menjëherë ka pasur ndalesa për tregtim”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV-i ka bërë thirrje tek konsumatorët që të mos i konsumojnë këtë lloj të produkteve dhe t’i kthejnë ato në vendin ku i kanë blerë.















