AUV largon nga tregu qumështin “Perfetto” që kishte afat deri të dielën

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka tërhequr nga tregu qumështin "Perfetto" 2.8% me origjinë nga Maqedonia e Veriut për shkak të mosplotësimit të kritereve të konsumit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se është larguar nga tregu qumështi ‘’ Perfetto’’ 2.8% qe ka datë skadence 20.08.2023.

Produkti me origjinë nga Maqedonia e Veriut sipas AUV-it nuk i plotëson kriteret për konsum.

Sasia e gjetur në treg sipas tyre është asgjësuar menjëherë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave inspektuese veterinare ka gjetur se: produkti qumësht i brendit  “Perfetto’’ 2.8% me origjinë nga Maqedonia Veriore i distribuuar në tregun e Kosovës nga  Atlantik Group qe mban datë skadence 20.08.2023, nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum. Pas hapjes së disa mostrave është vërejtur se qumështi ka ndryshuar vetitë organoleptike, ka koaguluar shihen dromcat ( ka filluar prishja). Sasi e gjetur në disa markete është asgjesuar menjëherë. Në anën tjetër është urdhëruar distributori të bëj tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat shitëse, në  tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

AUV ka kërkuar  nga qytetarët hasin në këtë produkt të lajmërojnë dhe nëse i kanë blerë t’i kthejnë në pikat shitëse.

Ata kanë bërë të ditur se produktet qumësht të brendit “Perfetto’’ 2.8% të datave tjera të skadimit nuk janë të dyshimta.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika