AUV ndalon të gjitha produktet e qumështit “Aptamil”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të importit të të gjitha llojeve të qumështit të përpunuar për foshnje “APTAMIL” në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky vendim është bazuar në njoftimet e shpeshta të pranuara nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), sipas të cilave disa vende të BE-së, përfshirë Kosovën, po përballen me situatën që ka të bëjë me praninë e mundshme të toksinës Cereulide në këtë produkt, njofton Dukagjini.

“Përmes njoftimeve të publikuara gjatë ditëve të fundit janë dhënë sqarime të plota lidhur me produktin për fëmijë APTAMIL, përfshirë edhe informacionin se cilat lloje të këtij produkti nuk mund të përdoren. Prandaj qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim, pasi për sasine e cila është futur me herët në Kosovë masat janë ndërmarrë në kohë dhe në mënyrë parandaluese”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, AUV-i ka bërë të ditur se në koordinim me operatorët ekonomikë ka realizuar tërheqjen nga tregu të produktit të paralajmëruar.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra më parë por edhe ky vendim kanë prioritet mbrojtjen maksimale të shëndetit të foshnjave dhe konsumatorëve, ndërsa situata po menaxhohet me përgjegjësi të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. Njoftohen të gjithë operatorët ekonomikë që veprojnë në Republikën e Kosovës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi nga sot, datë 11.02.2026 dhe zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejmë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika