AUV njofton tërheqjen nga tregu të qumështit për foshnje Aptamil 1 dhe 2

Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë të ditur se disa paketime të qumështit për foshnje APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 (830 g) janë tërhequr nga tregu për shkak të pranisë së toksinës cereulide.

Sipas njoftimit, produktet e identifikuara janë, APTAMIL 1 – 830 g: afërsisht 5 paketime, skadimi 01.09.2026 dhe 17.11.2026. dhe APTAMIL 2 – 830 g: afërsisht 9–10 paketime, skadimi 04.07.2026 dhe 30.07.2026.

Po ashtu, në njoftim thuhet se produktet nuk janë në shitje dhe janë të bllokuara në depo, duke u përgatitur për asgjësim.

Rreziku për konsumatorët konsiderohet i ulët dhe nuk ka ndonjë raportim apo ankesë lidhur me këtë produkt.

“Nga kontrollet e kryera nga inspektorët është konstatuar se produktet nuk ndodhen në shitje në treg, por janë të bllokuara në depo. Produktet aktualisht janë në procedurë të asgjësimit, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore. Bazuar në verifikimet e kryera deri më tani, nuk është konstatuar që këto produkte të kenë qenë në qarkullim në treg apo të jenë shitur tek konsumatorët. Si rezultat, rreziku për konsumatorët në Republikën e Kosovës konsiderohet shumë i ulët, ndërkohë që autoritetet kompetente vazhdojnë monitorimin e situatës në përputhje me procedurat e sigurisë ushqimore. Deri më tani nuk është pranuar asnjë raportim apo ankesë nga konsumatorët lidhur me këtë produkt”,thuhet në njoftim.

Autoritetet do të vazhdojnë monitorimin e tregut për sigurinë ushqimore.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika