AUV: Therjet e kurbaneve të bëhen vetëm në thertore të licencuara

Para Festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për therjen e kurbaneve vetëm në thertoret e licencuara

Foto ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje qytetarëve që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertoret e licencuara.

Në një njoftim për media, AUV-i ka theksuar se therja e kurbaneve jashtë këtyre objekteve përbën shkelje ligjore, duke rrezikuar shëndetin e përgjithshëm publik.

“Të nderuar qytetarë të besimit islam, me rastin e festës se ‘Kurban Bajramit’, e cila festohet me datë 16 qershor, e diel. Ju apelojmë që therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në thertoret e licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse përbën shkelje ligjore, ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani që po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve që i ekspozohen të nxehtit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, AUV-i ka thënë se objektet e thertoreve përveçse janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike.

“Në transport të përdorin mjete adekuate, duke respektuar kushtet për mirëqenie të kafshëve. Tregtimet të bëhen në tregjet e autorizuara ose blerjet direkte nga ferma, tregtimet në hapësira tjera do të pengohen dhe ndëshkohen. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash, AUV-i ka shtuar se duhet që secili ta ndjejmë si obligim që të mos krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike, në mënyrë jo humane dhe në kushte johigjienike.

Festa e Kurban Bajramit do të jetë të dielën, 16 qershor.

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika