Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës", ka thënë Mark Lancaster nga Britania e Madhe lidhur me avancimin e Kosovës në NATO

Mark Lancaster

Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u përmendur as në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Mark Lancaster nga Britania e Madhe teksa ka prezantuar draft raportin në të cilën përmendet Kosova, ka folur edhe për armatimet serbe nga Rusia, të cilat i ka quajtur destabilizuese për rajonin.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, poashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai.

Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Lancaster nga Mbretëria e Bashkuar ka paraqitur draft-raportin, i cili i kushtohet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Lancaster Asamblenë Parlamentare të NATO-s foli për sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti për këto dy vende.

Draft raporti nga Lord Mark Lancaster (Mbretëria e Bashkuar) paraqiti Draft raportin – që i kushtohet kryesisht Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, në të cilin trajtohen sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti.

Në këtë raport, ndër të tjera aty thuhet se ‘viti 2023 dëshmoi një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës, të cilat ishin alarm për liderët perëndimorë për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor.

Më tej thuhet se mungesa e marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po mbjellin kërcënimin e konfliktit serioz me implikime të mundshme rajonale. Si përgjigje, aleatet përforcuan misionin e tyre të KFOR-it.

Tutje në raport në anën tjetër, paraliza politike në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) gjithashtu përmban një potencial të fshehtë për të prishur Marrëveshjen e Dejtonit, e cila ka mbajtur një paqe të dobët midis popujve kryesorë përbërës të vendit për gati 30 vjet.

“Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën paralajmëroi kohët e fundit për “një nivel të paprecedentë sulmesh” kundër zgjidhjes së pasluftës, kryesisht nga Republika Srpska (RS), e cila po shton kërcënimet për t’u shkëputur nga BiH së bashku”, thuhet në raport.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, poashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai.

Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Në kohen sa po prezantohej Draft – raporti për Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën nga Lord Lancester, me delegacionin e Serbisë shihet Goran Rakiq. /RTK

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika