Avdiu kundërshton aktgjykimin e Speciales: Me insistimin e Allaqit, Thaçi u zgjodh në grupin për organizim

Ish-veprimtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe ish-anëtari i Komitetit Drejtues, Ramadan Avdiu, ka kundërshtuar në Debat Plus gjetjet e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës lidhur me pretendimet për një mosmarrëveshje mes Hashim Thaçit, Azem Sylës dhe veprimtarit Behajdin Allaqi.

Në aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Trupi Gjykues ka konstatuar se në vitin 1993 Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Thaçin dhe Sylën, të cilët e akuzonin se kishte sjellë në lëvizje Shaban Shalën, të cilin e konsideronin si spiun të Serbisë.

Sipas aktgjykimit, kjo mosmarrëveshje kishte ndikuar edhe në rolin që i ishte premtuar Allaqit.

Avdiu, megjithatë, i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se nuk ka pasur një konflikt të tillë mes tyre.

“Absolutisht është e paqëndrueshme. Nuk di në çka bazohet. Unë i kam parë edhe ca shkrime, edhe një libër. Dhe kjo është krejtësisht e pavërtetë. Aty ka pas debat. Në çdo mbledhje ne kemi debatuar. Ne kemi debatuar me qëllim si t’i përmirësojmë punët dhe të organizohemi më mirë”, ka deklaruar Avdiu.

Sipas tij, mbledhja në të cilën morën pjesë Thaçi dhe Allaqi ishte konsultative dhe në të dy përfaqësonin këshillat e rretheve përkatëse.

“Këta në mbledhje kanë qenë përfaqësues të këshillave të rretheve. Thaçi ka përfaqësuar këshillin e rrethit të Skenderajt, Allaqi të rrethit të Prizrenit. Ajo mbledhje ka qenë konsultative, nuk ka qenë e përgjithshme. Aty janë mbështet aksionet e armatosura. Është bërë thirrje për unitet dhe bashkim”, ka thënë ai.

Avdiu ka dhënë edhe një detaj tjetër, duke thënë se, sipas tij, pikërisht Allaqi kishte insistuar që Thaçi të zgjidhej në një grup përgjegjës për organizimin dhe riorganizimin.

“Bile me insistimin e Allaqit, Thaçi është zgjedhur anëtar i grupit për organizim dhe riorganizim”, ka deklaruar Avdiu.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika