Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit – E luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas tij, ai nuk ka dëgjuar asnjëherë që Gërvalla ta ketë mbështetur publikisht apo në mbledhje kandidaturën e Osmanit.

“Unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk e ka thënë asnjëherë as në mbledhje as publikisht… nuk ka qenë pro kësaj”, ka deklaruar Avdyli.

Ai shtoi se kjo situatë, sipas tij, ka ndikuar në prishjen e bashkëpunimit politik dhe të “binomit të shpresës” mes partive.

Avdyli tha se beson që kryeministri Albin Kurti ka qenë më i hapur për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ai gjithashtu theksoi se shumica e deputetëve të Vetëvendosjes kanë qenë pro Vjosa Osmanit dhe nuk kanë shprehur kundërshtime ndaj saj as në takime private.

Duke rikujtuar procesin e mëhershëm, Avdyli përmendi edhe një mbledhje të deputetëve më 3 mars, ku sipas tij nuk pati kundërshtime për kandidaturën e Glauk Konjufcës për president.

“Shumica dërrmuese e deputetëve të Vetëvendosjes kanë qenë për Vjosa Osmanin, nuk e kam dëgjuar dikë që ka qenë kundër Vjosa Osmanit. Asnjëherë as në takime private nuk kanë folur asnjë fjalë por kanë dhënë vlerësimet më të larta”.

Ai shtoi se i kishte kërkuar kryeministrit Kurti që të propozohej Vjosa Osmani si kandidate për presidente, por kjo, sipas tij, nuk ishte marrë parasysh.

“Shumica e deputetëve nuk kam dëgjuar që kanë qenë kundër, më 3 mars, ka qen një mbledhje e deputeteve diku 60 deputete, edhe kryeministri tha ne do ta nominojmë Konjfucën askush nuk e kundërshtoi. Unë e luta, i thash po të lutëm për herë të fundit mos e kandido, jo që nuk e meriton dhe pse nuk është i denjë, se do të ia japë votën, por të lutem qu dil propozoje Vjosa Osmanit për hire të përkrahjeve qytetarëve”, ka deklaruar Avdyli.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika