Avioni pa pilot “Jiu Tian”, arma e re e Kinës që ndryshon strategjinë e luftës ajrore

Për herë të parë, Kina ka realizuar me sukses testimin e avionit pa pilot “Jiu Tian”, i njohur edhe si “Anija Nënë” apo “aeroplanmbajtësja fluturuese”, i cili ka aftësinë të mbajë dhe të lëshojë njëkohësisht deri në 100 dronë.
Çfarë është “Jiu Tian”?
Bëhet fjalë për një mjet fluturues të komanduar përmes satelitit, pa pilot në bord, i cili konsiderohet ndër më të avancuarit në teknologjinë ajrore. Ai ka kapacitet mbajtës mbi 6 tonë, përfshirë armatim dhe dronë, ndërsa hapja e krahëve arrin rreth 25 metra. Përveç dronëve, “Jiu Tian” mund të transportojë edhe raketa dhe bomba, duke tejkaluar kapacitetin e shumë avionëve luftarakë modernë.
Strategjia e “tufës” së dronëve
Rëndësia e këtij avioni lidhet me strategjinë e re të sulmit: ai afrohet pranë objektivit dhe lëshon një “tufë” prej rreth 100 dronësh që godasin nga drejtime të ndryshme. Një sulm i tillë e vështirëson jashtëzakonisht shumë reagimin e sistemeve mbrojtëse, pasi është pothuajse e pamundur të neutralizohen të gjithë dronët në të njëjtën kohë.
Përdorime edhe jashtë fushës ushtarake
Përveç qëllimeve ushtarake, autoritetet kineze parashikojnë që ky mjet të përdoret edhe për transport mallrash të rënda në zona të largëta, si dhe për operacione ndihme emergjente gjatë fatkeqësive natyrore.
Testimi i “Jiu Tian” shihet vetëm si një hap fillestar. Kina po zhvillon paralelisht edhe teknologji të tjera të avancuara, si bombarduesin pa pilot “stealth” GJ-11 Sharp Sword dhe dronë nënujorë pa ekuipazh që nuk zbulohen lehtë nga sonarët.
Me këto zhvillime, Kina synon të zgjerojë ndikimin dhe fuqinë e saj ushtarake përtej brigjeve të veta, duke u pozicionuar gjithnjë e më fort si një rival i rëndësishëm global në teknologjitë e mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika