Avni Buçaj, dëshmori 18-vjeçar i UÇK-së

Ishte djali i vetëm i familjes, por Avni Buqaj nga fshati Lladroc i Malishevës iu bashkua Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Ndonëse kundër kërkeses së tij ishin familjarët e edhe eprorët e ushtrisë në atë botë shkaku i moshës, dëshira për të çliruar Kosovën ishte e madhe. Pas shumë përpjekjeve ai arrinë të marrë uniformën e UCÇK-së dhe t'i bashkohet ushtrisë. Është nëna e tij dhe bashkëluftetarët ata që kanë rrëfyer për televizionin Dukagjini, çdo detaj deri në momentin e rënies së tij në vijën e parë të frontit

Dëmori 18-vjeçar, Avni Buçaj

Ky që po e shihni në këtë foto është Avni Buçaj.

Djalë hasreti.

Është dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa e veçanta e tij është se luftës çlirimtare iu bashkua në moshën 17 vjeçare.

Ai ra heroikisht duke luftuar për lirinë e atdheut, ndërsa as pas gati 24 vjetve të rënies së tij kujtimi për të nënës së tij nuk i është zbehur aspak.

“Kurrë s’harrohet ai, as nuk harrohet trupi i tij e as fjalët e tij, i thojke fjalët si me vulë”, ka thënë nëna e dëshmorit 18-vjeçar, Mendehie Buqaj.

Asaj fotot i janë kthyer në ngushellim, e kujtimet në mall.

Vitet janë më të lehta se plaga e hapur brenda saj, e fortë për të rrefyer atë që përjetojë por jo edhe për tu përballur me të vertetën.

Rrëfimi i Mendehie Buçajt është sa rrenqethësë po aq trishtues.

“Era shkrum po vika, thash le shkrumin, po  a e kom djalin gjall, kur jom hi ne shtepi, ata thanë o këtu që dy javë ka këndu qyqja”, ka thënë Memdehie Buqaj.

Historia e nënës Mendehie mund të jetë e ngjashme më shumë histori të nënave kosovare.

“ I kom thanë mos shko se je dal Ii hasdretit, ku po na lenë, ka thanë nanë ja sot ja kurrë”, ka thënë tutje Mendehie Buqaj.

Lutjet e prindërëve ishin të padegjuara në këtë rast.

Xhevat Buqaj, komandant i kompanisë “FORCA” ka thënë se “ Ka ardh tri here e kemi kthy, kemi thanë jo se ka qenë edhe i ri më moshë por edhe djalë i hastretit dhe nuk kemi dashtë më ba pjesë të luftës”.

Ndonëse më refuzime të njëpasnjëshme, ishte pikërisht shtëpia e tij, ajo që mbolli dëshirën për t’iu bashkuar UÇK-së.

Blerim Buqaj, djali i axhës ka thënë se “ Gjithë ka pas dëshirë me u ba ushtarë po ka qenë i hastretit dhe s’dojshum me lanë. Këtu në shtepi ne i kemi mbajtë ushtarët dhe jemi kujdes për ta bashkë me Avniun”.

Objekti vazhdon të qendrojë ende në këmbë në Lladroc të Malishevës, e muret e saj sikur flasin për vuajtjet e kësaj familje.

“E ka ndërpre shkollen në klas të tetë, nuk ka pas mundësi më shku më tej shkaku i kushteve, bashkë kemi punu më mbajtë familjen”, ka thënë Blerim Buqaj.

Pikërisht në këtë vendë, u bë edhe dorëzimi i prindërve karshi dëshirës që djali i vetëm i tyre të marr pushkën në krahë.

Historia është rrenqethëse.

Komandanti i kompanisë “FORCA” ka shtuar se “ Mbas dy jave ka ardhë babi i tij dhe më ka thanë Xhevat, është mirë me ma marr djalin si ushtarë pasi edhe andrra po sheh duke luftu. Pas kësaj ne erdhum në përfundim se Avniun është e pamundshme me ndal”.

Veshja e uniformës, nuk ishte e lehtë për nënën e tij.

Mendehie Buqaj është shprehur se “Ish kanë më shok dy javë përpara, erdhen kojshija më nejt thanë perhajrë se Avnija u vesh, thash qysh mu vesh ti je i vetëm, tha s’ka më duru shkaun ma”.

Rruga që mori, nuk ja ndali buzeqeshjen në sytë e tij asnjëherë.

Nëna e deshmorit Avni Buqajt ka theksuar se “U plagu kur u plague ka nejt të Shefqet Zogaj. Nijtem se u plagu dikush, thash kuku Avnija koka plagu, burri me tha jo. I plagostë ka shku të shkokët edhe se ka lan pushkën”.

Avniu, me plagë në trup, vazhdoi të jetë pjesë e operacioneve luftarake sa herë që forcat serbe msynin për të depërtuar në rrafshnaltën e Maleve të Berishës.

Xhevat Buqaj kka potencuar se “Ai është plagosur në fillim dhe ne kemi insistu që mos të jetë në vijenë e parë  por ai edhe më ato plagë ka insitu me dal Iipari. Unë e kujtoj një djal si të hareshëm, një djal besnik e i ashpër për armikun”.

Malet u bënë streh për të, e shokët ju kthyen në familje.

“Se kemi pa për dy muaj, na jemi largu nga shtepia ai ka shku më shokë”, ka thënë Mendehie Buqaj.

Ditët shkonin e lufta në këtë zonë po bëhej më e ashpër.

Një aksion në maj të 1999, do të lintë në vijen e parë të frontitë djalin e vetëm të familjes.

Gjendja e acaruar e largimi nga shtepitë, u bënë shkas që ceremonia e varrimit të bëhet pa praninë e familjarëve.

Madje ata nuk ishin në dijeni për vdekjen e tij.

Momenti i kumtimit të lajmit, të rrenqeth, fjalët në këtë rast përhumbin në lotët e saj derisa kujtimet janë pjesa e vetme më të cilen nëna gjenë ngushëllimin.

E forcen për të jetuar, thotë se e gjen në momentin që takon ish-shokët e luftës së Avniut.

Në fshatin Lladroc të Malishevës, janë nëntë dëshmorë të cilet ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika