Avokatët ankohen se Apeli e Supremja po ua zvarrisin ankesat për paraburgim, Gjykatat e mohojnë

Gjykata e Apelit e ajo e Supremes kanë mohuar pretendimet e Odës së Avokatëve se po zvarritin trajtimin e ankesave te tyre për rastet e vendimeve për masën e paraburgimit. Avokatët thonë se ndonëse Apeli duhet të marr vendim brenda 72 orësh për ankesat e tyre, ato zgjasin deri në tri javë.

Deri në tri javë Gjykata e Apelit sipas avokatëve nuk shqyrton ankesat e tyre, në lidhje me masën e paraburgimit për te pandehurit.

Ata thonë se pavarësisht afatit të përcaktuar me legjislacion që ankesat të trajtohen brenda 72 orëve, diçka e tillë nuk shihet në praktikë pothuajse asnjëherë.

“Kemi vonesa të cilat shkojnë deri në dy tri javë dhe në këtë formë i humb edhe kuptimi mjetit ankimor, për paraburgimin derisa të pandehurit mbesin në atë masë duke pritur një vendim, madje ka raste kur edhe kalojnë 30 ditë të plota ndaj të cilit është parashtruar ankesa ndaj vendimit të tillë dhe nuk merren vendimet në kohë, kjo ka të bëjë me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut”, thotë për Dukagjinin, avokati, Meshar Selimaj.

Vonesat e tilla e ankesat e shpeshta nga avokatët, ka nxitur edhe reagimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, të cilët thonë se kjo praktikë gjyqësore duhet të ndryshohet.

“Këto janë shqetësuese për shkak se duhet të rregullohet e asesi të kritikohen e të hedhin kritika njëri institucion tek tjetri, por duhet të rregullohen në këtë rast të gjitha shkallët e gjyqësorit duhet të e marrin me seriozitet këtë kritik dhe eventualisht të përmirësojnë aty ku duhet të përmirësojnë të mos qëndrojnë ankesat nëpër shkrimore por duhet me qenë meqë janë rrethana urgjente duhet sa më parë nga njëri institucion tek tjetri të bartet menjëherë”, thotë nënkryetar i Odës Avokatëve, Naim Rudari.

Por, diçka të tillë mohojnë nga Gjykata e Apelit. Në një përgjigje për televizionin nga kjo Gjykatë kanë thënë se rastet e ankesave të paraburgimit trajtohen me urgjencë.

“Gjykata e Apelit e vlerëson të domosdoshme të theksoj se procedura e pranimit, regjistrimit, dorëzimit të çdo parashtrese apo shkrese ndaj palëve procedohet përmes gjykatës themelore. Pra, ankesa parashtrohet në gjykatën themelore, kurse vendimet e Gjykatës së Apelit i ekspedohen gjykatës themelore përkatëse e cila i dorëzon tek palët. Andaj, në këso raste duhet dalluar e veçuar kohën e vendimmarrjes nga Gjykata e Apelit në raport me procedurat e pranimit të ankesave dhe dorëzimit të vendimeve te palët, procedurë e cila zbatohet nga gjykata themelore përkatëse”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Apelit për Dukagjinin.

Fajin tek Gjykatat Themelore e kanë lënë edhe nga ajo Supreme, të cilët thanë se vendimi i tyre përcillet tek to e që më pas të njëjtat janë përgjegjëse për shpërndarjen e vendimit tek palët.

Megjithatë, nga Gjykata Supreme për Dukagjinin thanë se kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastet e paraburgimit, pasi pranohen përmes Gjykatës Themelore, fillimisht i përcillen Zyrës së Prokurorit të Shtetit për përgjigje lidhur me rastin përkatës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Siç bëjnë të ditur nga Supremje pas pranimit të kësaj përgjigjeje, lënda regjistrohet dhe ndahet në punë, duke u trajtuar me prioritet dhe urgjencë nga Gjykata Supreme.

Tutje nga Gjykata Supreme thanë se kryetari i kësaj gjykate ka kërkuar nga gjykatat e instancave më të ulëta që paraburgimi të aplikohet vetëm kur është e domosdoshme, ashtu siç ishte kërkuar vazhdimisht edhe nga organizatat ndërkombëtare të cilat monitorojnë sistemin e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika