Avokatët – dëshmitarë të padrejtësisë
Bëje ose vdis, për ta vdekur vdekjen… Emri i tij është Ukshin Hoti! Vepra e tij është aq e madhe, aq e lavdishme saqë jehon edhe tash kur fati i tribunit kombëtar nuk dihet mirëfilli. Fjalimet e tij ishin motiv për rezistencë, ndërsa pesha e madhe në publik dikë e pengonte shumë. Ëndrra e Ukshinit […]
Bëje ose vdis, për ta vdekur vdekjen…
Emri i tij është Ukshin Hoti! Vepra e tij është aq e madhe, aq e lavdishme saqë jehon edhe tash kur fati i tribunit kombëtar nuk dihet mirëfilli.
Fjalimet e tij ishin motiv për rezistencë, ndërsa pesha e madhe në publik dikë e pengonte shumë.
Ëndrra e Ukshinit për një shtet mbarë shqipëtarë, pengonte shumë regjimin e Sllobodan Millosheviqit.
Kjo ishte arsyeja pse ai u arrestua.
U burgos, ni “thënqin” gjyq edhe u gjykua, por, nuk u thye e nuk u frikësua.
Ua tha troq edhe në sallë gjyqi, Republika e Kosovës EKZISTON.
“Ju të gjithë e dini se Republika e Kosovës ekziston; se ndodhet në procesin e krijimit të institucioneve vetjake, dhe mund të pohoj se Republika e Serbisë de facto e njeh. Asnjëherë nuk kam pohuar se unë jam i pari dhe i vetmi që e kam kërkuar atë. Kontributi im në lindjen e Republikës së Kosovës konsiston në dhënien në atë kohë të arsyetimit komplet dhe definitiv politik për nevojën e konstituimit të saj në suazë të RSFJ-së së atëhershme”, ka deklaruar Ukshin Hoti.
Në gjyqin e tij kishte edhe një avokat, Ukshinin e mbronte Hazer Susuri.
Me fanatizëm ruan fjalën mbrojtëse, të cilën Ukshin Hoti e kishte shkruar me dorë në gjuhën serbe.
Rrëfimi për këtë gjyq është i vështirë e edhe më emocionale është kujtesa për takimin e fundit të tyre.
“Momenti i fundit ka qenë 1 muaj para bombardimit të forcave të NATO-s, ndaj forcave militare dhe paramilitare serbe në Kosovë dhe më gjerë, dhe atë në burgun në Mitrovicë, kur kam qenë e kam vizituar e jemi takuar e jemi përshëndetur shqip, ndërsa biseda e më tejme në gjuhën shqipe nuk na është lejuar, pra në mënyrë demostrative edhe unë edhe ai e kemi lëshuar këtë takim, me kërkse duhet të e lironi”, ka deklaruar Hazer Susuri – Avokat.
Ukshin Hoti mori pesë vjet burgim, i vuajti e i gjallë nuk u kthye kurrë! Sot e kësaj dite fati i Ukshin Hotit nuk është zbardhur kurrë.
Veprimatrët e arrestuar, maltretuar e gjykuar padrejtësishtë në periudhën e viteve 90’ta, janë të panumërt.
I pathyeshëm ndaj torturave kishte qëndruar edhe Bejadin Hallaqi. Rrëfimin për të të freskët e ka avokati Hazer Susuri.
“Në rastin e tyre ka qenë edhe Behajdin Allaqi, veprimtar i devotshëm për lirinë e shqiptarëve në Kosovë dhe themelimin e Republikës së Kosovës, Në shqyrtimin kryesor i cili është mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Prizren, ne seancën kryesore Behajdin Allaqi me rastin e marrjes në pyetje, ju drejtua gjykatësit tha shikoni tha gishtin tim, thonjen e gishtit tim ma kanë shkul me dane, tha këso malltretimesh kam patur që askush nuk mundet, me i duru edhe me të vertet ishte gishti i tij qeruar nga lëvora e thonjit, ose rastet e tjera psh gjatë hetimeve me rastin e pritjes tek Gjykatësi, hetuesi i Qarkut, gati cdo shkallë e gjykatës së qarkut deri në katin e dytë të gjykatës ka qenë e përgjakur nga tortuart që i ka ushtruar ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Dhe cështja tjeter kur vinin të pandehurit i kishin këmbët e enjtura dhe vinin dathur ose me sandalle”, ka theksuar Hazer Susuri – Avokat.
Torturat serbe ndaj atyre që ishin dashuruar në lirinë e Kosovës, janë mizore, të padëgjuara e kriminale.
Ky është një dokument i Amnesty International, që dëshmon një krim brtutal ndaj një 32 vjecari nga Ferizaj.
Quhej Cen Dugolli, u arrestua në korrik të 98’tës, ndërsa u troturua mizorisht derisa edhe u vra afërsisht një muaj më vonë.
Po akuzohej për veprimtari armiqësore e terrorizëm, ndërsa edhe mbrotja po i pamundësohej.
Për avokat kishte Destan Rukiqin që insistimi për mbrojtjen e atij djali të ri i kushtoi shumë rënd.
“Ka qenë një klient tash është i ndjerë, Cen Dugolli atë e mbytën me torturë dhe unë gjatë vizitës e pashë se cfarë torture është bërë kundër tij, dhe kontakt me gjyqtaren ishte Marikoviq ishte e njohur ajo anti shqiptare dhe në të gjitha proceset ajo i udhëheqte, dhe unë reagova të ajo nuk më lejojë me marr shënime e me qu dosjen e tij, dhe për atë une e pata një konflikt një diskutim, më tepër profesional lidhur me atë se e drejta ime si avokat është edhe ta shikoj edhe dosjen e klientit dhe të marr shënime ajo tha jo kurrsesi, une thash këtu jam në Gjykatë e jo në Polici, për atë ajo mua më denoncoj në polici dhe më dënuan me 60 vjet burg shpejsht e shpejt, më quan në vuajtje të dënimit, pastaj edhe më tortuan”, ka thënë Destan Rukiqi – Avokat.
Jeta në vitet e 90’ta ishte rënduar shumë. Dhuna ishte në përmasa të papara, shqiptarët burgu i priste edhe pse dëgjonin një këngë me motive patriotike.
“Arrestoheshin në rrugë, arrestoheshin pse ndëgjonte një këng popullore folklorike, Shkurte Fejzën që kishte ndonjë element kombëtar, patriotik arrestoheshin pse deklaroheshin për arsimin, arrestoheshin mësuesit, arrestoheshin gazetarët, arrestohej cdo aktivist dmth i përkatësisë shqiptare në atë kohë dhe montohej krijojeh, një proces politik, pa pasur elemnete të veprës penale”, ka deklaruar Destan Rukiqi – Avokat.
Përvec në Kosovë, shqipartë brutalisht po maltretoheshin edhe në burgje, gjithandej nëpër serbi.
Shumë prej tyre ndihmë juridike po iu ofronte avokati Mustafë Radoniqi.
“Gjendja e tyre ka qenë shumë e vështirë, gjendja e tyre mandej ka vazhduar nëpër burgjet e serbisë, sepse unë kam shkuar me mbrojt edhe në Serbi, kam mbrojtur në Leskoc, në Nish, grupi Gjakovës që janë gjykuar në 145 persona kam qenë një prej mbrojtësve, unë edhe Teki Bokshi prej Gjakove… Ka qenë vështirë boll por na shkonim atje dhe gati cdo herë kemi qëndruar në Serbi, ka 1 javë 2 apo 3 javë”, ka thënë Mustafë Radoniqi – Avokat.
Tek rrëfen sfidat me të cilat janë ballafaquar, Radoniqi tregon se veprimet e tyre në gjykatore lanë pasoja.
“Tepër kanë qenë të malltretuar, kanë qenë është një rast më kujtohet por para ksaj ka qenë, Halit Krasniqi duke u gjykuar ka qenë si i mitur Halit Krasniqi, që ka qenë më vonë si deputet në Kuvendin e Kosovës i PDK-së, edhe kyr vinin në Gjykatë të akuzuarit detyrueshin me ul kokën mos me kqyr askund, anash as me qu kokën fare edhe me një rast po i shoh, shiheshin se janë shumë të dërgmuar edhe ju bërtita thash qoni kokën, nuk keni ardh këtu për vepra të flliqta por keni ardhur për veprime të ndershme, qoni kokën edhe ata e quan kokën dhe tash më kujtohen, masanej një i akuzuar tjetër më ka thënë se kanë pasur pasoja për atë”, ka rrëfyer Mustafë Radoniqi – Avokat.
Këta avokat që janë disa prej atyre që punuan në atë kohë të vështirë, thonë me krenari se edhe po të kthenin kohën sërish do vepronin njëjtë.
“Edhe sot e mendoj dhe edhe sot sikur të kthehsha përsëri në atë kohë do të thoja se ky është profesioni im, dhe këtë profesion dhe unë jam shumë krenar për atë, qysh janë edhe kolegët e mi, sepse ishte një periudhe kur i gjithë populli, ishte në luftë, dikush ishte në luftë me armë në mal, dikush bënte luftën me pent dhe ne e bënim luftën duke i mbrotjur ata të cilën angazhohen për të drejtat e shqiptrëve”, ka deklaruar Destan Rukiqi – Avokat.
“Ka qenë një sfidë për mua dhe kolegët e mij sepse ne luftën tonë e kemi zhvilluar në organet e juridakturës, të gjyqësisë dhe të prokurorisë serbe, kundër organeve të gjyqësise të Serbisë okupuese”, ka theksuar Hazer Susuri – Avokat.
Pothuajse të gjitha proceset gjyqësore, i udhëhiqte gjyqtarja serbe, Danica Marinkoviq, e cila kishte dënuar shumicën e të burgosurve që kundërshtonin regjimin serb, e që shumica prej të burgosurve ishin mbajtur në burgun e Dubravës, ku u krye edhe masakra e tmerrshme e majit të vitit 1999.















