Avokatët e Twitter gati ta padisin Elon Musk

Elon Musk thuhet se ka filluar të tërhiqet nga marrëveshja për blerjen e Twitter, duke përmendur disa shqetësime mbi “përfaqësime të rreme dhe mashtruese”, dhe për këtë avokatët e Twitter do ta padisin Musk për prishjen e marrëveshjes së blerjes

Elon Musk.

Sipas një raporti, Twitter ka marrë shërbimet e një kompanie ligjore për të paditur CEO-n e Tesla-s Elon Musk për lëvizjen për të hequr dorë nga blerja e kompanisë prej 44 miliardë dollarësh, njofton FoxBusiness.

Kompania ka punësuar disa firma të mëdha ligjore si Wachtell, Lipton, Rosen & Katz LLP, për ta përfaqësuar atë në një paditje, këtë informatë e ka raportuar Bloomber të dielën, por që burimet që ka cituar nuk kanë pranuar të identifikohen, për shkak të natyrës private të çështjes.

Ndërsa, një kompani ligjore që përfaqëson Elon Musk, ka dërguar një letër në Twitter të premten, duke pretenduar se marrëveshja e bërë ka disa prezantime te rreme dhe të gabuara., kur Musk ka rënë dakord ta blinte kompaninë më 25 prill, dhe ka “shkelur” disa dispozita të marrëveshjes fillestare.

Zyrtarët e Teslas kanë ngritur një shqetësim se në platformën Twitter ka “bots spam” (llogari të rreme), dhe për këtë Musk ka kërcënuar se do të largohet nga marrëveshja nëse kompania nuk tregon se më pak se 5% e përdoruese të saj aktive të përditshëm janë llogari të automatizuara “spam” (llogari të rreme).

Ndërsa zyrtarët e Twitter, në një telefonatë me bordin ekzekutiv kanë thënë se largon nga platforma rreth një milionë llogari të padëshiruara çdo ditë.

Gjithashtu, kanë thënë se llogaritë e padëshiruara (bots spam), përfaqësojnë shumë më pak se 5% të bazës së përdoruesve të saj aktivë të çdo tremujori.

Elon Musk vendos të mos e blejë rrjetin social Twitter

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika