Avokati Berisha: Nuk ka asnjë provë për dënimin e Naser Kelmendit
Besnik Berisha, avokat i Naser Kelmendit, ka thënë se klienti i tij është dënuar pas asnjë provë të vetme me 4 vjet e 8 muaj burgim. Ai e ka akuzuar Gjykatën e cila morri vendim, se nuk ka pasur guxim për të marrë vendim të drejtë për Naser Kelmendin. “Riciklim i gabimit të gjykatës, si […]
Besnik Berisha, avokat i Naser Kelmendit, ka thënë se klienti i tij është dënuar pas asnjë provë të vetme me 4 vjet e 8 muaj burgim.
Ai e ka akuzuar Gjykatën e cila morri vendim, se nuk ka pasur guxim për të marrë vendim të drejtë për Naser Kelmendin.
“Riciklim i gabimit të gjykatës, si pasojë e guximit, gjykata u frikua të marrë vendim të drejtë për Naser Kelmendin. Kam frikë që nëse nuk e zvarrisin për ta parashkru, aktagjykimin lirues vetëm vdekja e shpëton. Sepse nuk ka asnjë provë te vetme për asnjë fjalë apo fjali që shkruhet në aktakuzë”, ka thënë ai në “Five”.
Avokati Berisha, tha se Naser Kelmendi është futur në listën e zezë të Barack Obamës, për shkak të gënjeshtrave.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për trafikim me narkotikë, Naser Kelmendi, duke e dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Kelmendi është shpallur të enjten, nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini.
Sipas aktgjykimit, koha e kaluar në privim lirie, do t’i llogaritet në shqiptimin e dënimit.
Sipas gjykatëses Çerkini, lidhur me nxjerrjen e këtij aktgjykimi, gjykata ka vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
Si rrethanë rënduese, gjykata ka marrë përfshirjen e shumë personave, metodat e sofistikuara për fshehjen e narkotikëve, ndërsa si rrethanë lehtësuese është marrë koha e kaluar që nga kryerja e veprës penale, nga e cila kohë nuk është gjetur ndonjë vendim i formës së prerë që i akuzuari ka kryer ndonjë vepër të njëjtë apo të ngjashme.
Në pajtim me dispozitat ligjore të KPRK-së, i akuzuari Kelmendi është i detyruar të paguajë shumën prej 300 eurosh për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit Kelmendi.















