Avokati Berisha për rastin “Monstra”: Po ndiqen si shqiptarë, nuk e kanë kryer krimin

"Janë shqiptarë padrejtësisht të arrestuar, krim që është kryer nga shërbime sekrete", ka thënë avokati, Besnik Berisha në lidhje me rastin "Monstra" ku pesë persona ishin shpallur fajtorë për vrasjen e pesë maqedonasve më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi

Alil Demiri, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, është kapur më 23 gusht nga Policia e Kosovës.

Ndaj Demirit kishte urdhërarrest ndërkombëtar, mirëpo një ditë më vonë, ai është liruar.

Në lidhje me këtë, avokati Besnik Berisha në emisionin “FIVE”, ka thënë se ishte arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të kundërligjshme.

Ai ka thënë ndër të tjera se kërkesa e autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e tij tashmë është vendosur dhe refuzuar nga gjykata kosovare në të dy instancat.

“Alil Demiri, së bashku me Afrim Ismailin, të dy i kam shoqëruar në procedurat e ekstradimit të ndarë vec e vec tani, por dikur ka qenë procedurë e përbashkët. Dënimi i formës së prerë në këtë fazë, nuk mund të ekstradohen në Maqedoni. Është proces i mbyllur”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, po “ndiqen që janë shqiptarë e jo që e kanë kryer krimin”.

“Janë shqiptarë padrejtësisht të arrestuar, krim që është kryer nga shërbime sekrete”, ka vijuar Berisha.

Sipas tij, me këtë rast, Kosova ka manifestuar një sjellje të një shteti demokratik, që primare nuk e ka se kush është individi apo krimi për të cilin kërkohet, por për të drejtat universale.

Berisha për Naser Kelmendin: U vërtetua se ishte i pafajshëm

Ndërkaq, në lidhje me rastin e Naser Kelmendit, i cili është liruar nga akuzat për trafikim me narkotikë, me vendim të Gjykatës së Apelit, me arsyetimin se nuk provohet se ka kryer veprën penale, me të cilën, ngarkohet ka thënë se u konfirmua që ishte i pafajshëm.

“Gjykata e Apelit solli gjykim turpërues për ata që sollën aktgjykim dënues dhe konfirmoi që Naser Kelmendi për 11 vjet është persekutuar, gjykuar, lënduar, i është shkatërruar imazhi, nuk ishte as narko-dilleri i Evropës e Ballkanit”.

Po ashtu, avokati në emisionin “FIVE” ka dhënë edhe një këndvështrim në lidhje me rastin e 35-vjeçares, e cila vdiq në Malishevë pasi shkoi për ta trajtuar dhëmbin e pastaj iu komplikua gjendja.

Për këtë rast një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi dyshohet të kenë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” ndaj viktimës.

Sipas avokatit, doktori i cili u arrestua për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, është i licensuar.

Për të njëjtin, nga ministria e Shëndetësisë është thënë se ka ushtruar veprimtari ilegale.

“Ideja është që ky rast mund të ndodhë në Berlin e Vjenë, është për shkak se pacientja, e ndjera, ka qenë alergjike në një anestezion lokal. Kur i është dhënë para heqjes së dhëmbit, i ka shkaktuar alergji, doktori i licencuar, kur është përballë me këtë reaksion, e ka administruar me terapinë e antishokut, e ka pranuar. Ka licencë, mund ta publikoj, jo sikurse është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në media”, ka thënë Berisha.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika