Avokati Gashi: E përkrah kërkesën e veteranëve, por duhet të ketë pastrim të listave

Avokati, Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se përkrah kërkesat e veteranëve në lidhje me ligjin për pagën minimale duke thënë se është e drejtë që veteranët të shprehin pakënaqësitë e tyre, por që sipas tij duhet të ketë pastrim të listave pasi nuk ” e meritojnë të gjithë”.

“Është e drejtë që veteranët të shprehin pakënaqësitë e tyre, e dinë më së miri se kush e meriton. Secili ka të drejtë të akuzojë këdo që mendon se ka bërë ndonjë padrejtësi”, ka thënë Gashi.

Në emisionin “FIVE”, avokati Gashi në lidhje me kontestimin e këtij ligji ka thënë se janë të mbërthyera edhe çështje politike por edhe çështje të tjera ligjore në të.

“Unë besoj se janë çështje politike por edhe çështje të tjera ligjore janë të mbërthyera në të, Gjykata Kushtetuese e ka efektin suspensiv, në shekullin që jetojmë askush nuk është i lumtur që paga minimale të jetë 260 euro, standardi që është tani është e pamundur të jetojë me këto të ardhura”, ka vijuar ai.

Ndryshe, ky ligj që u miratua në Kuvend, ka hasur në kundërshtime nga veteranët e luftës e nga opozita në Kosovë.

Ligji për pagën minimale ka hasur në kundërshtim të ashpër nga personat që përfitojnë nga skema pensionale për veteranët e luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë.

Kjo për shkak se ky Ligj nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Përkatësisht, ndonëse paga miminale parashihet të rritet në 264 euro, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro, sa është paga minimale momentalisht.

Lidhur me veteranët ky ligj thekson se ‘deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë përgjegjëse për financa, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual’.

Emri zyrtari tij është “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore”.

Në parim, me të parashihet që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika