Avokati Gashi për Masakrën e Burgut të Dubravës: Kam bërë një kallëzim penal në 2007, ende s’kam informata çfarë ka ndodhur me të

Avokati, Ruzhdi Gashi, ka deklaruar se që kur e kishte dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pejë, në vitin 2007, e deri më tani, ende nuk ka marrë asnjë informatë konkrete që është ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me zbardhjen e rastit të masakrës në Burgun e Dubravës.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po rrëfehet mbi këtë masakër, Gashi ka thënë se në kontaktin që ka pasur më vonë me ish-kryeprokurorin e Gjykatës në Pejë, Flamur Kelmendi, i njëjti i ka thënë se këtë kallëzim penal e ka marrë UNMIKU dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur më me të.

“Kam bërë një kallëzim penal në 2007, e kam dorëzuar në prokurorinë themelore në Pejë, e kam bërë në bazë të autorizimit të shoqatës së të burgosurve politikë, dhe nga ajo ditë deri më sot nuk kemi asnjë informatë që është marrë ndonjë veprim konkret lidhur me zbardhjen dhe hetimin e këtij krimi. Para 4-5 muajve, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka lëshuar një informatë publike se kanë filluar hetimet për këtë krim në Burgun e Dubravës, nuk e dimë se a është marrë bazë kallëzimi ynë penal apo kanë informata dhe janë zhvilluar hetime të tjera”.

Ai konsideron se është një temë e rëndësishme jo vetëm se është përvjetori i kësaj masakre por më e rëndësishme është që të zbardhet e vërteta dhe ajo që është më konkrete të dihet para opinionit sipas Gashit është se sa është marrë drejtësia me këtë krim dhe me zbardhjen e së vërtetës të këtij krimi.

“Kjo është një nga masakrat e radhës që Serbia ka bërë në 150-200 vjetët e fundit, por ajo asnjëherë nuk ka marrë dënimin e merituar për masakrat e bëra në Kosovë. Fatkeqësia më e madhe është edhe sot kur Serbia nuk është dënuar as për krimet e luftës por as nuk është dënuar politikisht nga faktorët ndërkombëtar e sot Serbia sillet si një subjekt kinse nuk ka bërë asgjë në Kosovë”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika