Avokati i Fatmir Limajt me ultimatum për analistin Hoxha, për t’i tërhequr nga deklarata ose do të paditet   

Dibran Hoxha, Analist

Analisti i emisionit Debat Plus në RTV Dukagjinin, Dibran Hoxha, i ka publikuar disa mesazhe që i ka marrë në rrjetin e tij social Facebook, nga Avokati Mentor Beqiri i cili i është prezantuar si avokat i kryetarit të partisë politike, Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limajt.

Sipas, mesazheve që i janë dërguar analistit Hoxha,  aty avokati i Limaj-t,  i ka kërkuar që të kërkojë  fale për  deklarata që analisti Hoxha i ka thënë në emisionin Debat Plus më datën 24 janar të vitit 2023 e të cilat sipas avokatit të Limaj-t Hoxha, ato janë të pavërteta. Ndërsa më tej ai ka thënë se ka mundësin e fundit që Hoxha të tërhiqet nga deklaratat e tij se përndryshe do të  paditet për këto deklarata.

Por analisti Hoxha ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, nuk mund t’ia ndalojnë lirinë e shprehjes se mendimeve të tij.

“Avokati i Fatmir Limaj-t po dëshiron më paditë për shpifje për dyshimet që i kom ngrite mbi keqpërdorimet n ‘Autostradën “Ibrahim Rugova. Me këso lloj kërcënimesh këta lë ta harrojnë që mundën me ndalu shprehjen e mendimeve të lira n ‘ketë vend”, ka shkruar Hoxha.

Më tej ai ka ironizuar me mesazhet e tilla, duke e publikuar një e-mail ku mund t’i shkruajnë  [email protected].

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika