Avokati i Hashim Thaçit i drejton kritika ZPS-së për vonesën në nxjerrjen e materialeve

Gjatë kësaj të enjte është mbajtur konferenca e 14-të mbi ecurinë në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”. Në këtë konferencë avokati i Hashim Thaçit, Gregor Kehoe, ka kritikuar zyrën e Prokurorit të Specializuar në lidhje me vonesën në nxjerrjen e materialeve

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ka filluar konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në këtë konferencë pritet të diskutohet për hetimet e mbrojtjes dhe listën e përditësuar të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gregor Kehoe, avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka drejtuar kritika në drejtim të zyrës së Prokurorit të Specializuar në lidhje me vonesën në nxjerrjen e materialeve.

Kehoe ka thënë se qëndrimi i ZPS-së është shqetësues sa i përket rregullës 103, që lidhet me nxjerrjen e materialeve.

“Unë ju drejtohem zotëri gjykatës që ata nuk e kanë zbatuar urdhrin tuaj. Qëndrimi që ata kanë është shqetësues dhe ende nuk kemi një përgjigje pse ka vonë në nxjerrjen e materialeve dhe me siguri ne nuk e dimë sa kemi në horizont, ka ende materiale për t’u nxjerrë 30 ditë paragjykimit do të flasim edhe për ato gjatë ditës, bazuar në parashtrimet e djeshme të ZPS-së. Pyetja është pse po ndodh, nuk marrim përgjigje, marrim një përgjigje disi agresive ndaj pyetjes suaj i nderuar gjykatës”, ka thënë avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregor Kehoe, raporton kp.

Konferenca që është mbajtur për çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit gjatë kësaj të enjte është e 14-ta me radhë. Në këtë konferencë, të akuzuarit janë duke marrë pjesë përmes video-lidhjes.

Të enjten mbahet seanca në Speciale ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika