Avokati i Popullit e vlerëson të pranueshme ankesën e Sindikatës së Pavarur të Administratës

Zyra e Avokatit të Popullit, e ka konsideruar legjitime ankesën e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, në lidhje me inkasimin e kuotës sindikale

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi





Zyra e Avokatit të Popullit, e ka konsideruar legjitime ankesën e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, në lidhje me inkasimin e kuotës sindikale

Zyra e Avokatit të Popullit, e ka vlerësuar si të pranueshme, ankesën e Sindikatës së Pavarur të Administratës se Kosovës (SPAK), në lidhje me inkasimin e kuotës sindikale nga Ministria e Financave.

Në një komunikatë për media, SPAK, ka thënë se veprimet e ministrisë në fjalë bien ndesh me disa nene të ligjit për organizim sindikal.

“…ne si SPAK-u e shohim si veprim të kundërligjshëm i cili bie ndesh me nenet  3, 4 , 9, 21 dhe nenin 25 të ligjit për organizim sindikal, e qe ka për qëllim penalizimin e organizimit sindikal duke na cenuar anëtarësinë dhe pamundësuar kuotizimin”, thuhet në komunikatën e SPAK-ut.

Dokument i lëshuar nga Zyra e Avokatit të Popullit

Ministria e Financave, sipas Sindikatës së Administratës, ka për qëllim t’i frikësoj anëtarët e saj përmes ndaljes së fondeve për organizim sindikal.

“Kjo ndërhyrje vjen disa muaj pas regjistrimit të Shoqatave dhe Federatave sindikale, dhe gjatë grevës së përgjithshme me qëllim të frikësimit të grevistëve dhe ndaljes së fondeve për organizim dhe funksionim sindikal”, thuhet në komunikatë.

SPAK-u, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të respektohen ligjet si dhe të fillojë dialogu social me ta në mënyrë që normalizohet situata.

“SPAK-u kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndalet kjo ndërhyrje në organizimin sindikal, dhe të respektohet ligji në fuqi Nr 04/-L-011 për Organizimin Sindikal dhe Udhëzimin Administrativ MPMS Nr.04/2020 për Rregullimin dhe Përcaktimin e Kritereve për Regjistrimin e Organizatave Sindikatave, konkretisht Neni 3, të filloj dialogu dhe të krijohen kushte për të gjitha shoqatat dhe federatat sindikale në institucionet publike, sepse një numër i konsiderueshme i Sindikatave privohen nga e drejta për zyre në hapësirat publike”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës-SPAK, sipas kryetarit të saj, Ali Gashi, tutje do t’i përdor të gjitha mjetet ligjore për t’i kërkuar të drejtat e tyre.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika