Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për raportimin e shkeljeve të të drejtave të votës

Në zyrën e Avokatit të Popullit, sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Shtetit, qytetarët do të mund të denoncojnë çdo shkelje të së drejtës së votës përmes linjës telefonike pa pagesë 0800 54321.

Siç njoftoi Avokati i Popullit, përveç linjës telefonike falas, qytetarët do të mund të raportojnë personalisht për shkeljen e të drejtës së votës në zyrën qendrore në Shkup, e cila ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19, në objektin e “TD. Makosped” (përballë shtëpisë përkujtimore së Nënë Terezës).

Shkeljet e të drejtës së votës mund të lajmërohen edhe në zyrat rajonale në Strumicë në tel. Nr.(045).228-586, Tetovë në tel. Nr (044) 344-082, Manastir në tel. Nr (047) 242-310, Shtip në tel. nr. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në tel. nr. (031) 431-488.

Avokati i Popullit njofton se me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të votimit të qytetarëve, do të marrë masa të menjëhershme për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat, thekson, janë të obliguara t’u ofrojnë mbrojtje qytetarëve për t’ju garantuar ushtrimin e të drejtës së votës./Telegrafi

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika