Avokati i Popullit: Të paraburgosurve në Hagë nuk po u respektohen të drejtat

Gjatë raportimit të tij në Kuvendin e Kosovës, për raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit, kreu i kësaj zyre, Naim Qelaj, bëri të ditur se gjatë vizitës së tij në Hagë, ish-luftëtarët e UÇK-së i kanë thënë se nuk po trajtohen mirë.

Qelaj tha se të paraburgosurit janë shprehur se nuk janë duke u respektuar të drejtat e tyre, siç janë tejzgjatja e paraburgimit, mungesa e mbikëqyrjes etj.

“Shqetësimet që janë ngritur nga të paraburgosurit kanë të bëjnë me mosrespektimin e barazisë gjatë procesit gjyqësor. Tejzgjatja e paraburgimit, mungesa e mbikëqyrjes, një mjet efikas juridik duke aluduar në faktin se gjykata funksionon si një strukturë dhe nuk ka shkallëzim të shprehur dhe efikas të mjeteve juridike, pastaj vonesa në përkthim në gjuhën shqipe të procesverbaleve të seancave gjyqësore, redaktimin e aktakuzës dhe të materialeve të tjera që mohon të kenë në kohë të gjitha provat dhe informatat në gjuhën që ata e kuptojnë”, ka thënë ai.

Qelaj tha se i ka vizituar të gjithë të paraburgosurit përveç Salih Mustafës, për të cilin, kishte masë kufizimi dhe mund të vizitohej vetëm nga familja e afërt.

Ndryshe, gjatë konferencës përgatitore që u mbajt të mërkurën për gjykim në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, prokurori Matthew Howling ka thënë se do t’iu duhen pak më shumë se 700 orë për të paraqitur çështjen e tyre.

Këtë e ka thënë pasi u pyet nga gjykatësi Charles L Smith II, i cili paraprakisht ka thënë se gjykata do të bëjë shkurtime nëse ka nevojë për të respektuar të drejtën e të akuzuarve sa i përket kohëzgjatjes së gjykimit.

Ai ka kërkuar që prokuroria të tregojë numrin e dëshmitarëve që duan të thërrasin dhe se më parë kanë dhënë një listë prej 323 dëshmitarëve dhe kërkoi të informohet nëse mendojnë t’i thërrasin të gjithë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika