Në emër të Milan Radojçiq, sot pritet të flasë avokati i tij, Goran Petronijeviq, cili do ta lexoj një letër të shkruar nga klienti i tij.

Konferenca për gazetar pritet të mbahet në orën 14 në Serbi.

Ditë më parë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte publikuar pamje ku shihej Milan Radojçiq, i armatosur e i uniformuar, brenda oborrit të manastirit të Banjskës, bashkë me disa terroristë të tjerë.

Radojçiq, ishte një nga udhëheqësit e sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sipas raportimeve, Radojçiq është trajtuar në një spital të Serbisë, pasi është plagosur nga Policia e Kosovës.