Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, sot është sulmuar fizikisht nga tre persona.

Siç raporton Top-Channel, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Ekzaminimet e para tregojnë se avokati ka pësuar dy fraktura në kokë.

Avokati po linte fëmijën në kopsht kur u rrah nga tre të dyshuar, që e goditën me dorezë metalike në kokë.

Policia ka nisur hetimet për t’i identifikuar autorët.