Avokati i të akuzuarit për dhunimin e 11 vjeçares: Aktakuza nuk është hedhur poshtë, është kthyer në plotësim

Avokati i Ekrem Rexhepit, i cili akuzohet për dhunimin e 11 vjeçares, ka mohuar që është hedhur poshtë aktakuza ndaj klientit të tij.

Avokati Fitim Limani, ka thënë për Portalin Dukagjini, se aktakuza është kthyer në plotësim dhe se nuk bëhet fjalë për hedhje poshtë të saj.

“Me siguri është bërë ndonjë gabim, e lexoja edhe lajmin aty shkruante se vendimi gjykata e ka marrë me 18 janar, ndërsa ne shqyrtimin fillestar për aktakuzë e kemi marrë me 22 dhjetor, atëherë si ka mundësi me u hudhë aktakuza me 18 janar e me u mbajt shqyrtimi fillestar me 22 dhjetor”, ka thënë ai.

Sipas tij vepra inkriminuese dhe kualifikimi ligjor i veprës nuk përputhen, për këtë arsye gjykata e ka kthyer në plotësim aktakuzën.

“Këtu është e vërtetë që gjyqtari e ka kthy në plotësim aktakuzën për arsye se veprimet inkriminuese dhe kualifikimi ligjor të veprës që e ka bërë prokuroria nuk përputhen dhe për këtë arsye e ka kthyer në plotësim edhe njëherë aktakuzën”, ka thënë ai.

Tutje avokati Limani ka thënë se nuk e ka marrë asnjë vendim për hedhje të aktakuzës sepse sipas tij një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Ai ka thënë se po të ishte e vërtetë, të pandehurit do të liroheshin nga masa e paraburgimit dhe nuk do të qëndronin në burg.

“Sikur te kish hudhë aktakuzën gjyqtari atëherë të pandehurit do të duhej të liroheshin menjëherë nga masa e paraburgimit, mirëpo personat janë në burg edhe i pandehuri që e mbroj është në paraburgim. Ka ndodhë ndonjë lapsuz, apo ndonjë informatë që e kanë marrë privatisht, mirëpo nuk është e vërtetë, ne nuk kemi marrë vendim”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika