Avokati i Thaçit: UÇK-ja ishte ushtri pa strukturë të organizuar, sepse përbërja e saj ishte nga fermerë, mësues, punëtorë, studentë dhe nga diaspora

Avokati mbrojtës i Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë se UÇK-ja ishte përbërë nga qytetarë lokalë, fermerë dhe nga diaspora, që të gjithë si vullnetarë për të mbrojtur shtëpitë e tyre e pronat nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka pasur strukturë, sepse ajo ishte e përbërë sipas tij nga qytetarë civilë të cilët ishin vullnetarë në ushtri.

“Struktura e UÇK-së e bërë në fillim të vitit 1998, ishte një forcë e re guerile e përbërë nga grupe lokale vullnetarësh të ngritur për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Këta vullnetarë ishin fermerë, mësues, punëtorë, studentë dhe civilë të tjerë nga qytetet, qytezat dhe fshatrat e Kosovës dhe diasporës. Si rezultat, njësitë u bashkuan në nivel lokal, me besnikëri ndaj drejtuesve lokalë të fshatit. Çdo përpjekje në zhvillim për organizim [të UÇK-së] në pranverën e vitit 1998 u shkatërrua nga Serbia”, ka deklaruar avokati i Thaçit.

Ndërkohë ai ka sqaruar rolin e 9 drejtorive të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe rolin e Thaçit.

“Në nëntor 1998, si pjesë e tentativës për riorganizim pas ofensivës verore serbe që shkatërroi UÇK-në, UÇK-ja rikonfirmoi Azem Sylën si komandant të përgjithshëm. Po ashtu, janë emëruar edhe dy zëvendëskomandant, asnjëri prej të cilëve nuk ishte Thaçi. Por, Thaçi ishte kreu i njërës prej nëntë drejtorive, drejtorisë politike, pa përgjegjësi komanduese mbi trupat e UÇK-së në terren”, ka thënë avokati.

Më tutje, avokati e ka treguar periudhën në të cilën Thaçi e kishte lëshuar Kosovën gjatë luftës.

“Më 16 nëntor 1998, Hashim Thaçi u largua nga Kosova për në Evropën Perëndimore dhe nuk u kthye në Kosovë deri më 9 mars 1999”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika