Avokati i Veselit: Sot nuk është një ditë e mirë për Kosovën

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, duke thënë se sot nuk është një ditë e mirë për Kosovën.

“Sot nuk është një ditë e mirë për Kosovën”, ka deklaruar avokati i Veselit pas vendimit të gjykatës.

Dixon deklaroi se mbrojtja nuk pajtohet me vendimin, duke theksuar se gjatë procesit nuk është dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme përgjegjësia penale e Veselit

“Jemi këtu sot për të thënë se jemi të zhgënjyer me këtë vendim…Nuk është arritur të dëshmohet ajo që është pretenduar dhe ka pasur hapësirë të konsiderueshme në provat mbi të cilat është marrë vendimi”, tha Dixon.

Ndryshe, Gjykatësi Charles Smith ka thënë se pas shqyrtimit të të gjitha provave Veseli është shpallur fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm dhe arbitrar kryer kundër së paku kundër 385 personave. Për krim lufte kryer kundër 49 personave, torturë kryer kundër së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme si krim lufte kryer kundër së pak 96 personave.

Gjykata ka shqiptuar 10 vjet burgim për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, 3 vjet burgim për krime lufte keqtrajtimi njerëzor dhe 13 vjet burgim për krimin e luftës torturës 6 vjet burgim për vrasje të paligjshme.

Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim

Në fjalën përfundimtare, kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit. Ndërkaq, mbrojtja kërkoi aktgjykim lirues në mungesë të provave.

Në deklaratën e tij përmbyllëse, Kadri Veseli kishte deklaruar se nuk ka asnjë provë që tregon se ai ka kryer krim dhe se e ka ndërgjegjen e pastër.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkoheshin për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohej se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u viheshin në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika